Duke pasur parasysh që ushqimi i shisheve është i ndryshëm nga ushqyerja me gji në këtë artikull kemi përmledhur disa nga disavantazhet e ushqyerjes me anë të shisheve.
Qumështi i gjirit ka të gjitha lëndët ushqyese që fëmija juaj kërkon të rritet dhe zhvillohet.
Ushqimi i përgaditur përmes shishes mund të rrisë rrezikun e mbipeshes në fëmijërinë e hershme, shkruan burimi Parents transmeton Gazeta Shneta.
Ju mund ta ushqeni me gji bebin tuaj sipas kërkesës. Por nëse e keni zakon që ta ushqeni me shishe, duhet të lani dhe sterilizoni shishën, derdhni qumësht në shishe dhe ngrohni atë.
Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë KLIKO KËTU.

Poashtu, juve do të ju duhet të blini shishe ushqyese, një furçë pastrimi dhe gjithashtu një sterilizues. Do të duhet të investoni në një pompë gjiri me cilësi të mirë ose pluhur qumështi me formulë. Kjo është një shpenzim i shtuar në buxhetin tuaj mujor.
Ndër të tjera, studimet tregojnë se qumështi i gjirit zhvillon dhe përmirëson sistemin imunitar të bebës tuaj.
Qumështi i formulës, nga ana tjetër, nuk përmban lëndë ushqyese jetike dhe natyrore.
Bebet me ushqim të formulës gjithashtu mbartin rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve të caktuara si infeksioni në gjoks, infeksioni i veshit, infeksioni i urinës ose diarre.
Mirëpo, ajo që duhet të ceket është se ushqyerja paraqet një moment lidhës për nënën dhe fëmijën. Kur ajo mbërthehen atë në gjoksin e saj, vendoset kontakti lëkurë-lëkurë. Ushqimi përmes shisheve mund të pengojë këtë lidhje.
Ushqyerja përmes shishes, ka të mirat dhe të këqijat e veta. Ju duhet të merrni parasysh me kujdes të dy palët e situatës përpara se të vendosni metodën e ushqyerjes së bebit tuaj. /Gazeta Shneta/


