Klinikat në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës nuk janë të furnizuara mjaftueshëm me Povidon Jod 10%, të nevojshëm për pacientët shkruan Gazeta Shneta.
Shërbimi Farmaceutik i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës sqaron se Operatori Ekonomik nuk e ka bërë furnizimin e plotë me Povidon Jod 10% dhe si pasojë e kësaj klinikat janë furnizuar me sasi të pjesshme.
“Ne kemi pasur furnizim me Povidon Jod 10%, mirëpo furnizimi nuk ka qenë i plotë nga OE përkatës. Liferimi ka qenë i pjesshëm dhe me këtë rast kemi bërë kujdesë që t’i furnizojmë klinikat me sasi të domosdoshme”, thuhet në përgjigjet e tyre dhënë për Gazetën Shneta, duke shtuar se janë në pritje të liferimit të pjesës tjetër të mbetur nga operatori ekonomik.
Gazeta Shneta tash e gjashtë ditë ka kërkuar sqarim nga ShSKUK të sqaroj nëse kanë biseduar me Operatorin Ekonomik pse nuk kanë arritë të bëjnë furnizimin me Povidon Jod 10%, të njejtët nuk i janë përgjigjur pyetjeve.
Mungesë të të njejtit Jod ka edhe në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizajt për të cilën Gazeta ka raportuar ditë më parë.
Në anën tjetër, mungesa e barnave dhe materialeve tjera shpenzuese është e theksuar edhe në qendrat tjera shëndetësore nëpër komuna./ Gazeta Shneta/
QKMF në Ferizaj në mungesë të Jodit dhe 16 llojeve të barnave nga lista esenciale