Sipas studimit të Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve – CDC në ShBA, rreziku i komplikimeve të zemrës është më i lartë pas marrjes së infeksionit të coronavirusit se sa pas marrjes së dozave të vaksinës anti-COVID.
“Rreziku i komplikimeve të zemrës, si miokarditi (inflamacion i muskujve të zemrës), ishte më i lartë pas marrjes së infeksionit COVID-19 se sa pas marrjes së një ose më shumë dozave të vaksinave mRNA COVID-19 (Pfizer-BioNTech ose Moderna), tek të dy gjinitë (meshkuj dhe femra) dhe te të gjitha moshat”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Nga ky studim poashtu kanë treguar se sipas gjetjeve personat e moshës 12 deri 17 vjeç ishin dy apo gjashtë herë më shumë të rrezikuar për komplikime të zemrës pas infeksionit me COVID-19 se sa pas vaksinimit, “kurse personat e moshës 18-29 vjeç ishin 7-8 herë më të rrezikuar nga komplikimet në zemër pas infeksionit me COVID-19, se sa pas marrjes së vaksinës kundër COVID-19”
Sipas studimeve të bëra që nga viti 2019, kur edhe ka filluar përhapja e infeksionit në botë, përmes vaksinimit qytetarët mbrohen nga coronavirusi dhe komplikimet që mund të sjellë.
Në Kosovë të gjithë qytetarët e moshës mbi 12 vjeç mund të vaksinohet kundër SARS-CoV-2.
Sipas të dhënave të ministrisë deri më tani në nivel vendi janë administuar mbi 1,8 milion doza të vaksinave.
Vaksinimi në Kosovë ka filluar më 29 mars 2021./Gazeta Shneta/




