16 qytetarë kanë rezultuar te infektuar me coronavirus gjatë 24 orëve të fundit nga 589 mostra janë testuar në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
Në raportin ditor të Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se nuk është regjiastruar asnjë rast i vdekjeve me SARS-CoV-2, përderisa 25 qytetarë të tjerë janë shëruar nga infeksioni.
Sa i përketë vaksinimit, interesimi i qytetarëve kohëve të fundit ka rënë dukshëm. Gjatë 24 orëve në nivel vendin janë dhënë vetëm 20 doza të vaksinave kundër COVID-19.
Nga fillimi i vaksinimi deri më tani në nivel vendi janë dhënë mbi 1,8 milion doza të vaksinave anti-COVID.
“Deri më sot 821 mijë e 438 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, thuhet në njoftimin e ministrisë, ndërsa me dozë përforcuese dhe dozë të tretë janë vaksinuar 100 mijë e 906 qytetarë.
Aktualissht në nivel vendi janë 472 raste aktive me COVID-19./Gazeta Shneta/




