Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pas ngritjes së aktakuzës për zyrtarët e IT-së, SHSKUK: Rasti u iniciua me kerkesë tonën

Lajme 20/04/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shëbrimi Spitalor Klinik Universitar ka dal me një sqarim pasi Prokuroria Themelore e Prishtinës ngriti aktakuzë ndaj tre zyrtarëve të IT-së në QKUK.

SHSKUK ka deklaruar se rasti është iniciuar për hetime nga vet ky institucion bazuar në raportin e Auditorit të Brendshëm, transmeton Gazeta Shneta.

“Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës njofton se inicimi për hetimin e rastit nga Prokuroria për 3 zyrtarët e IT-së, është bërë me kërkesë të ShSKUK-së, bazuar në raportin  e Auditorit të Brendshëm të ShSKUK-së.

Në lidhje me ngritjen e aktakuzës për tre zyrtarë të IT-së, nga ana e Prokurorisë Themelore në Prishtinë,  ShSKUK ka ofruar bashkëpunim të plotë me Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë e Kosovës të cilët i falënderon për bashkëpunim.

ShSKUK mbetet e përkushtuar për të parandaluar dhe luftuar çdo keqpërdorim nga  kushdo qoftë”, thuhet në sqarimin e SHSKUK-së.

Kujtojmë se Prokuroria Themelore ka ngritur aktakuzë ndaj Leotrim Jahja, Faton Hajzeraj dhe Ylber Krasniqi nën dyshimin për keqpërdorimin e detyrës zyrtare në rastin e një kontrate në vlerë afër 105 mijë euro.

Ata dyshohet se kishin nënshkruar kontratën si punë të kryer, por në fakt s’i kishin kryer instalimet e kamerave, siç ishte paraparë, në kuadër të tenderit për furnizim dhe monitorim të sistemit të integruar me kamera, me kompaninë “Artech”. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakGjithçka që duhet të dini për testin NIFTY
Artikulli i rradhës Top 8-she e ushqimeve që shkaktojnë alergji tek fëmijët e vegjël, këto janë simptomat e para

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.