Top 8-she e ushqimeve që shkaktojnë alergji tek fëmijët e vegjël, këto janë simptomat e para

2022-04-20 në ora 23:24

Nëse fëmija juaj ka një reaksion alergjik ndaj diçkaje që ha, simptomat mund të shfaqen brenda pak minutash ose të zhvillohen disa orë më vonë.

Shumica e fëmijëve me alergji ushqimore kanë reaksione të lehta. Mirëpo, nëse fëmija juaj është shumë alergjik, simptomat zakonisht zhvillohen menjëherë, sipas burimit Baby Center përcjell Gazeta Shneta.

Tetë ushqime përbëjnë 90 për qind të të gjitha alergjive ushqimore dhe një faktor rreziku është të kesh një prind apo vëlla me alergji. Nëse dyshoni për një alergji ushqimore, bisedoni me mjekun e fëmijës suaj.

Një alergji ushqimore është reagimi i tepërt i sistemit imunitar ndaj proteinave normalisht të padëmshme në një ushqim të caktuar.

Mes tjerash, alergjitë ushqimore zakonisht fillojnë në dy vitet e para të jetës, dhe disa janë më të larta.

Në moshën një vjeçare (kur alergjitë ushqimore arrijnë kulmin), rreth 6 deri në 8 për qind e fëmijëve kanë një alergji ushqimore.

Pas kësaj, prevalenca e alergjive bie në mënyrë progresive deri në fëmijërinë e vonshme, kur rreth 4 për qind e fëmijëve kanë alergji ushqimore.

Po ashtu, fëmijët e vegjël me alergji ushqimore kanë më shumë gjasa se ‘fëmijët pa alergji’ të zhvillojnë astmë më vonë (në katër deri në tetë vjet).

Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë KLIKO KËTU.

Shenjat dhe simptomat e alergjisë ushqimore tek bebet dhe fëmijët

Nëse fëmija juaj ka një reaksion të rëndë alergjik (anafilaksi), kjo mund të jetë kërcënuese për jetën. Telefononi menjëherë ndihmën e shpejt ose numrin tuaj të urgjencës lokale.

Rrugët e frymëmarrjes së fëmijës suaj mund të mbyllen brenda pak minutash, prandaj mos merrni kohë për të thirrur mjekun për këshilla ose për ta çuar vetë fëmijën tuaj në spital.

Simptomat e rënda që kërkojnë kujdes të menjëhershëm mjekësor përfshijnë:

Probleme me frymëmarrjen, ënjtje e buzëve ose gjuhës, shtrëngim i fytit ose të ngjirurit e zërit në fyt, gjendje e të fikët, shtrëngim ose dhimbje gjoksi, puls i dobët, ndjenja e panikut, ndjesi shpimi gjilpërash në duar, këmbë, gojë, si dhe probleme me gëlltitjen, jargëzim.

Nëse fëmija juaj ka një reagim më të butë, ai mund të ketë:

Sytë që kruhen e të përlotur, kruarje të gojës, hundës dhe/ose veshët, kruajtje ose shtrëngim në fyt, lëkurë e kruar, njolla të kuqe ose urtikarie, skuqje rreth gojës ose syve, ndezja e ekzemës, kollitje, rrjedhje ose e zënie e hundës, teshtitje, dhimbje barku, diarreja, nauze dhe të vjella, shije e çuditshme në gojë si dhe ënjtje.

Alergjitë ushqimore më të zakonshme tek fëmijët

Tetë alergjenët kryesorë ushqimorë përbëjnë 90 për qind të alergjive ushqimore në Shtetet e Bashkuara:

Qumështi i lopës. Kjo është alergjia ushqimore më e zakonshme tek bebet dhe fëmijët e vegjël, duke prekur rreth 2.5 për qind të fëmijëve gjatë dy viteve të para të jetës.

Vezët. Alergjia ndaj vezëve prek 1 deri në 9 për qind të fëmijëve. Pothuajse gjysma e rasteve zgjidhen në moshën 2 -vjeçare dhe shumica zgjidhen në moshën madhore.

– Kikirikët. Alergjitë ndaj kikirikëve dhe arrave të pemëve bashkëjetojnë në shumë raste. Midis 0.4 dhe 1.3 për qind e fëmijëve janë të prekur nga alergjia ndaj kikirikut dhe/ose arrave.

– Arrat e pemëve (si arrat braziliane). Vetëm rreth 9 përqind e fëmijëve me alergji ndaj arrave humbin ndjeshmërinë e tyre me kalimin e kohës.

– Peshku. Rreth 0.2 përqind e fëmijëve (dhe 0.5 përqind e të rriturve) kanë alergji ndaj peshkut. Alergjitë më të zakonshme të raportuara ndaj peshkut, sipas frekuencës zvogëluese, janë: salmoni, toni, mustak, merluci, shojza, trofta dhe levreku.

Butakë. Rreth 0.5 përqind e fëmijëve kanë alergji ndaj butakëve (krahasuar me 2.5 përqind të të rriturve). Alergjitë më të zakonshme të butakut, sipas frekuencës zvogëluese, janë: karkaleca, gaforrja, karavidhe, molusqe, dhe midhje.

– Soja. Gjysma e fëmijëve e tejkalojnë alergjinë e tyre ndaj sojës deri në moshën shtatë vjeçare. Sipas një studimi, pothuajse 70 për qind i tejkalojnë alergjitë e tyre deri në moshën 10 vjeçare.

– Gruri. Alergjia ndaj grurit prek 0.1 deri në 1 për qind të fëmijëve dhe zakonisht tejkalohet në moshën 5 vjeçare. Fëmijët me alergji ndaj grurit shpesh kanë alergji të tjera ushqimore. /Gazeta Shneta/