Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Specializantët paralajmërojnë padi ndaj MSh-së për shkak të pagave të ulta të kujdestarive

Lajme 22/04/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Të pakënaqur me pagesat e kujdestarive janë specializantët në nivel vendi. Duke e quajtur të kundërligjshëm dhe jo të drejtë pagesat e kujdestarive ata paralajmërojnë se do të ngrisin padi ndaj Ministrisë së Shëndetësisë shkruan Gazeta Shneta.

Uran Halimi, përfaqësues i specializantëve me vetfinancim tregon se në janar kanë marrë premtime nga ministri aktuali i shëndetësisë, Rifat Latifi, se do të bëhet zgjidhje për ta, por një gjë e tillë është ende e pa zgjidhur.

“Nga atëherë kur ministri ka thënë “early Januari” çështja e specializantëve do të zgjidhet ma s’kem asnjë përgjigjie edhe ka thënë është ” çështje teknike, leht e zgjidhshme” po jemi ne prill dhe ende nuk kemi zgjidhje”, u shpreh ai për Gazetën Shneta.

Pagesën për kujdestari ai e konsideron të jashtë ligjshme duke pretenduar se Ministria e Shëndetësisë me qëllim po e bënë një gjë të tillë. Specializantët paralajmërojnë padi ndaj ministrisë.

“Ministria me qellim po e shkel ligjin dhe për këtë kemi me ju drejtu inspektoriatit të punës por parashohim edhe padi ndaj Ministrisë së Shëndetësisë sepse shkelja është e qëllimshme”, u shpreh ai, përderisa arsyeton mendimin e tij “sepse mendoj që mbrenda ministrisë ka zyrtar ligjor që duhet me shiku ligjin e punës para se me marrë vendimin”.

Pagesa për kujdestari për Specializantët e Rregullt dhe me Vet- financim ka filluar të bëhet që nga janari i këtij viti, ndërsa nga viti 2019, kur edhe ka filluar specializimi në nivel vendi specializantët nuk janë paguar për kujdestarit e tyre.

Çka thotë Ministria e Shëndetësisë?

Pegasat me nga 50 euro për kujdestari i arsyeton Ministria e Shëndetësisë, duke thënë se sipas Udhëzimit Administrativ për Shkollim Specialistikë, specializantët e kanë për obligim të mbajën dy kujdestari gjatë muajit për të plotësuar plan-programin e paraparë për specializim dhe sipas ministrisë, në udhëzim nuk është e cekur paga për ta.

“Pjesa ligjore (Udhëzimi Administrativ për Shkollimin Specialistik) lidhur me këtë çështje thotë se “specializanti duhet të mbajë së paku 2 kujdestari gjatë muajit për plotësimin e plan-programit të paraparë specialistik” dhe nuk e cek pagesën e këtyre dy kujdestarive”, thuhet në përgjigjen e tyre dhënë për Gazetën Shneta.

Por pavarësisht kësaj, ata thonë se me qëllim të stimulimit të specializantëve ministria ka vendosur t’i paguaj specializantët për kujdestaritë.

“Është vendosur për pagesën e dy kujdestarive obligative  për specializantë pavarësisht ditëve të javës: 1 kujdestari 50,83 euro apo 2 kujdestari 101,66 euro”, thuhet tutje.

Pagesat e specializantëve bëhen në mënyrë retroaktive, “për specializantët e rregullt nga kategoria paga dhe mëditje, ndërsa për specializantët me vetëfinancim nga kategoria e subvencioneve dhe transfereve”.

“Dështim në menaxhim”

Dështim në menaxhim e quan gjithë këtë “katrahurë” për pagesat e kujdestarive, Pleurat Sejdiu, kryetar i Odës së Mjekëve.

Ai thotë se nëse nuk kanë bazë ligjore për të paguar këtë kategori atëherë të mos i lejojnë me mbajtë kujdestari fare.

“Çdo punë e bërë me ligj të punës ëdhe duhet të paguhet, nëse nuk i pagujnë ose nëse nuk kanë bazë ligjore ashtu siç lidhen disa menaxherë jozyrtarisht atëherë mos t’i qesin kujdestarë, edhe kanë nevojë për kujdestari edhe nuk i pagujnë”, shprehet ai në një prononcim për Gazetën Shneta.

Sejdiu e konsideron të padrejtë dhe diskriminues dallimin që bëhet ndërmjet specializantëve dhe specialistëve, madje një gjë të tillë ai e quan dështim menaxheriale.

“Çështja që i dallojnë është e padrejtë është diskriminuese sepse financiarishtë kur e kanë bërë këtë dallim ata humbin, sepse më shtrejtë paguhet një specialist se sa një specializantë. Është dështim menaxherial komplet”, thotë ai.

Oda e Mjekëve të Kosovës vitin e kaluar ka ngritë padi ndaj Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës për shkak mos pagesës së shtesave të rreth 400 mjekëve në nivel vendi.

Udhëzimi Administrativ

Sipas Nenit 2, të Udhëzimit Administrativ, shkollimi specialistikë bazohet në institucionet e autorizuara nga Ministria e Shëndetësisë.

Shkollimi specialistikë organizohet nga bordi, komiteti dhe mentori klinik i përcaktuar sipas kompetencave.

Bordi emërohet nga Ministria e Shëndetësisë, ndërsa bordi ka përgjegjësi të paraljmëroj ministrin për punët e bëra.

Ndërsa sa i përketë financimeve, Specializantët me Financim të Rregullt financohen nga buxheti i ndarë për Ministrinë e Shëndetësisë ndërsa për Specializantët me vet- financim financimi bëhet në mënyrë vetanake apo përmes subvencioneve./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakKjo është aktakuza e Prokurorisë për avullimin e mbi 104 mijë eurove me tenderin e kamerave në QKUK
Artikulli i rradhës Mamia Razije Musa: A duhet që lehona të qëndrojë në shtëpi 40 ditë?

Ju sugjerojmë

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme

Time Kadrijaj i bashkohet sfidës së Burim Ramadanit, e kryen narko-testin

21/07/2026 Lajme

U dërgua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes, vdes turistja 30-vjeçare në Vlorë

21/07/2026 Lajme

IHMK: Pasdite mund të ketë stuhi afatshkurtra, rrebeshe dhe mundësi breshëri

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.