Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

FSSHK tregon emrat e drejtuesve të rinj, thotë se javën tjetër bëhet pranim-dorëzimi i detyrës

Lajme 29/04/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë ka njoftuar për mbajtjen e Kuvendit gjatë ditës së sotme ku u zgjodh kryetare Tevide Imeri.

FSSHK në këtë njoftim ka bërë të ditur edhe emrat e dy nënkryetarëve, Bajram Kryeziu dhe Blerim Delija, ndërsa Naim Sahiti kryetar i Këshillit Drejtues, shkruan Gazeta Shneta.

Në këtë njoftim po ashtu bëhet e ditur se gjatë javës së ardhshme do të bëhet pranim-dorëzimi i detyrës.

Kujtojmë se këtë Kuvend e ka kundërshtuar Blerim Syla i cili madje ka deklaruar se ka ngritur kallëzim penal ndaj anëtarëve të komisionit zgjedhor si dhe disa punoënjsve tjerë të FSSHK-së, me pretendimet se ata kanë keqpërdorur pozitën zyrtare në sindikatë.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë nga FSSHK:

Me datë 29.04.2022 në ambientin e Hotel Venus-Prishtinë kanë vazhduar punimet e ndërprera të Kongresit të IV-të Zgjedhor të Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës të datës 07 Prill 2022.Pas konstatimit të kuorumit të delegatëve kryesia e punës ka vazhduar me pikat e rendit të ditës, ku është miratuar Statuti i FSSHK-së në parim me vërejtjet e dhëna nga delegatët, pas kësaj është vazhduar me përzgjedhjen e Komisioneve Punes:  Verifikues, Komision Kandidues dhe Komisioni Zgjedhor .Pas verifikimi të delegatëve dhe përcaktimit të korumit të Kongresit zgjedhor me  111 vota për pa asnjë votë kundër dhe pa asnjë abstenim për struktura udhëheqëse të FSSHK-së janë zgjedhur në këtë përbërje:

1.Kryetare të FSSHK-së Znj.Tevide Imeri

2.Nënkryetar të FSSHK-së Dr.Bajram Kryeziu

3.Nënkryetar të FSSHK-së Mr.Blerim Delija

  1. Kryetar të Këshillit Drejtues Dr.Naim Sahiti

Kongresi i FSSHK-së mbylli punimet pas miratimit të rezolutave nga ana e delegatëve të

pranishëm:

1.Rezoluta mbi migrimin e punëtorëve

2.Rezoluta për Komitetin e Gruas

3.Rezoluta për Komitetin  Rinor

Gjatë javës së ardhshme do të bëhet pranim dorëzimi i detyrës ku më pas do të pasojnë aktivitetet

e parapara sipas planprogramit.

Artikulli paraprakIsh-kandidati për deputet nga Alternativa dhe kushëriri i bashkëshortit të Kusari-Lilës, kandidat për drejtor në Mjekësinë e Punës
Artikulli i rradhës Ish-ministri Ismaili: Prof. Salih Ahmeti, hero i pandemisë

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.