Pronarja e Spitalit Vita në Prishtinë ka raportuar në Polici se i janë vjedhur 50 mijë euro në shtëpinë e saj.
Sipas burimeve të Sinjalit, ajo ka deklaruar në stacionin “Jugu” në Prishtinë se shuma e majme e parave dyshon se i është vjedhur nga një punëtore e saj.
Sipas këtij raportimi, pronarja e spitalit Vita paratë i kishte lënë në dhomën e saj në shtëpi në rrugën “Agim Çavdërbasha”.
Sinjali mëson po ashtu se njësitë policor kanë nisur hetimet për këtë rast, kurse prokurori ka urdhëruar që të intervistohet e dyshuara dhe të iniciohet rasti “vjedhje e rëndë”.