Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Turqia nuk pranon pacientë falas pa i paguar Kosova borxhin prej 25 milionë Euro spitaleve turke

Lajme 09/05/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shteti i Kosovës ua ka borxh mbi 25 milionë Euro spitaleve turke për trajtimin e pacientëve. E derisa të paguhet ky borxh, shteti i Turqisë nuk do të trajtojë falas pacientë kosovarë

Fondi i Sigurimeve Shëndetësore ua ka borxh mbi 25 milionë Euro spitaleve turke ku janë trajtuar pacientët në kuadër të programit për Trajtimin e Pacientëve Jashtë Institucioneve Publike, shkruan Gazeta Shneta.

Madje pa u paguar ky borxh, shteti i Turqisë nuk do të pranojë më pacientë për trajtim falas.

Këtë e ka konfirmuar edhe vet ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi. Ai ka thënë se gjatë takimit me homologun e tij në Turqi Fahretin Koca, i ka kërkuar që të vazhdohet programi për trajtimin falas të pacientëve kosovarë, por Koca ka kërkuar që paraprakisht të paguhet borxhi.

“I kam kërkuar që të vazhdohet trajtimi i pacientëve nga Kosova. Më tha ju duheni një herë të na paguani borxhin prej 25 milionë Euro”, ka deklaruar Latifi gjatë një tryeze të mbajtur me drejtuesit e SHSKUK-së.

Gazeta ka kërkuar një qëndrim edhe nga ministria turke e Shëndetësisë, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje prej më shumë se një jave.

Nga ky program vitin e kaluar janë trajtuar vetëm 17 pacientë, në vitet 2020: 33 pacientë; 2019: 100 pacientë; 2018: 64 pacientë.

Në anën tjetër sipas kryesueses së Bordit Ekzekutiv të programit për Trajtim Jashtë vendit, Kadrije Sherifi, ka thënë se 666 lëndë kanë qenë në pritje për shqyrtim nga viti 2019 dhe për të njëjtat nevojiten mbi 28.1 milionë Euro.

Sherifi ka thënë në prezantimin e saj se buxheti total në dispozicion për këtë program për vitin 2022 është 7 milionë Euro dhe 270 mijë Euro për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Turqia është destinacioni kryesor i pacientëve kosovarë që nuk gjejnë shërim në spitalet publike të Kosovës. Shkuarja e tyre në spitalet private turke bëhet kryesisht përmes ndërmjetësuesve në Prishtinë. Disa prej tyre madje janë takuar edhe me ministrin Latifi dy herë radhazi në Stamboll dhe në zyrën e tij në Prishtinë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakKëshilla nga Razije Musa: Pse nuk duhet të bërtisni gjatë lindjes?
Artikulli i rradhës Gastroenterologu nga Gjilani ia heq pacientit protezën e dhëmbëve nga stomaku

Ju sugjerojmë

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme

Time Kadrijaj i bashkohet sfidës së Burim Ramadanit, e kryen narko-testin

21/07/2026 Lajme

U dërgua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes, vdes turistja 30-vjeçare në Vlorë

21/07/2026 Lajme

IHMK: Pasdite mund të ketë stuhi afatshkurtra, rrebeshe dhe mundësi breshëri

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.