Specialisti i gastroenterologjisë në Gjilan ia ka hequr një pacienti protezën e dhëmbëve nga stomaku.
Një pacient nga Gjilani u paraqit tek mjeku Besnik Elezi pasi kishte gëlltitur protezën e dhëmbëve, shkruan Gazeta Shneta.
Fatmirësisht proteza është larguar nga stomaku përmes përdorimit të gastrokospit nga specialisti Elezi.
Raste të ngjashme ka shpesh në spitalet e Kosovës, shumica prej të cilëve janë fëmijë që gëlltisin aksidentalisht monedha metalike, bateri apo ushqime të forta. /Gazeta Shneta/