Përfaqësues të Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë në QKUK, disa spitale rajonale dhe QKMF, kanë dal sot me një konferencë për media ku kanë kundërshtuar kuvendin nga i cili u zgjodh kryetare Tevide Imeri.
Kryetari i Sindikatës së QKUK-së Xhemajl Selmani, ka thënë se procesi zgjedhor ka qenë i manipuluar dhe për më tepër sipas tij i është mohuar kandidatura për kryetar Blerim Sylës, transmeton Gazeta Shneta.
Në deklaratën e përbashkët me përfaqësues të Spitalit të Pejës, Prizrenit, Gjakovës, Gjilanit, Vushtrrisë, si dhe QKMF Deçan, Klinë, Skenderaj, Drenas, Lipjan, Fushë Kosovë, Obiliq, Vushtrri dhe Gjilan, ata shprehen kundër procesit zgjedhor dhe pretendojnë se nënshkrimet e tyre janë manipuluar.
“Me qe procesi zgjedhor ishte skajshmerisht i manipuluar dhe kapaku i kesaj te keqeje ishte mohimi i kandidaturave te Dr.Blerim Syla dhe Dr.Xhemajl Selmani per kryetar dhe nenkryetar te FSSHK nga ana e komisionit te verifikimit te mandateve I thirrur dhe udhehequr nga persona jo legjitim me qka eshte bere shtremberimi i vullnetit te perfaqesuesve sindikal regjional e si rrjedhoje e kesaj edhe deshtimi i mbajtjes se kongresit te dt.07.04.22 dhe shtyrja e tije nga ana e ketij grupi te inkriminuar e gjithashtu thirrja e pa autorizuar, e jashteligjshme dhe mbajtja e tije brenda afatit dy ditor /i thirrur me dt.27.04.22 dhe i mbajtur me dt.29.04.22/, me shkelje te supozuara dhe veprat penale si në kallzimin penal dhe plotësimin e tij”, ka deklaruar Selmani, së bashku me përfaqësues të rajoneve të FSSHK-së.
Deklarata e plotë:
Duke pasur parasyshe gjendjen e krijuar me mbajtjen e kongresit te jashteligjshem te FSSHK te dt.29.04.22, i thirrur nga nje grup njerezish te pa autorizuar dhe uzurpimin e ambienteve te FSSHK po nga ky grup i vetequajtur Kryesi e FSSHK ne krye me znj. Tevide Ymeri, ka lindur nevoja qe ne udheheqesit e njesive perberese te FSSHK /QKUK, Spitali i Pejes, Spitali i Prizrenit, Spitali i Gjakoves, Spitali i Gjilanit, Spitali i Vushtrrise; QKMF Deqan, Kline, Istog,Skenderaj,Drenas, Lipjan,F.Kosove, Obiliq, Vushtrri, Gjilan/ te mbajme nje takim konsultativ lidhur me kete gjendje te krijuar.
Me qe procesi zgjedhor ishte skajshmerisht i manipuluar dhe kapaku i kesaj te keqeje ishte mohimi i kandidaturave te Dr.Blerim Syla dhe Dr.Xhemajl Selmani per kryetar dhe nenkryetar te FSSHK nga ana e komisionit te verifikimit te mandateve I thirrur dhe udhehequr nga persona jo legjitim me qka eshte bere shtremberimi i vullnetit te perfaqesuesve sindikal regjional e si rrjedhoje e kesaj edhe deshtimi i mbajtjes se kongresit te dt.07.04.22 dhe shtyrja e tije nga ana e ketij grupi te inkriminuar e gjithashtu thirrja e pa autorizuar, e jashteligjshme dhe mbajtja e tije brenda afatit dy ditor /i thirrur me dt.27.04.22 dhe i mbajtur me dt.29.04.22/, me shkelje te supozuara dhe veprat penale si në kallzimin penal dhe plotësimin e tij.
Gjithashtu duam te ju njoftojme se menjehere pas shkeljeve te para ligjore, me dt.06.04.22 ne te dy, Dr.Blerim Syla dhe Dr.Xhemajl Selmani, permes te te autorizuarit tone Av.Florim Shefqeti, kemi ushtruar kallezim penale prane Prokurorise Themelore ne Prishtine dhe kemi pritur fillimin e procesit gjyqesor andaj jemi kyrsyer nga veprimet tona e qe ne dukje te pare mund te kete krijuar opinionin e disavantazhit dhe terheqjes defanzive. Perkundrazi, ne jemi ne pritje te fillimit te procesit gjyqesor dhe shpresojme qe se shpejti, prokuroria do te ngrise aktakuzë dhe vendosjen e nje mase te caktuar.
Ne, permes perfaqesuesit te autorizuar ligjor dhe ne perputhje me te drjten per qasje ne dokumente publike kemi kerkuar dokumentacionin e mbajtjes se ketij kongresi te jashtligjshem /proesverbalin, listen e delegateve,etj dhe ende nuk na eshte kthyer pergjigje. Kjo edhe me tej rrit dyshimet për montimin dhe falsifikimin edhe me tej të të dhënave zyrtare.
Nga ky takim konsultativ, ne pjesmarresit e tije therrasim grupin e inkriminuar qe te mos marrin veprime me te cilat thellohen ne veprime te pa ligjshme, veprime keto te cilat njekohesisht qojne ne dezorientim dhe demtim te rende te funksionimit te FSSHK si dhe krijojne huti e pakenaqesi ne anetaresine e gjere te FSSHK.
Nga takimi me perfaqesuesit sindikal dhe referimet tona te perbashketa mund te konstatojme se shumica e numrit te delegateve nuk kane qene pjesmarres ne kongresin e jashtligjshem, andaj edhe nje here therrasim organet e drejtesise/Prokurorine/ qe te ndermarre hapat e nevojshem ne vendosjen e rendit dhe te drjtes ne FSSHK.
Mbesim me shprese qe ky grup te mos ndermarre veprime te metejme kunderligjore.