Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Obeziteti në shtatzëni rrit rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare tek pasardhësit

Këshilla për shtatzëna 12/05/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
obeziteti
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Obeziteti i nënës dëmton shëndetin e zemrës dhe funksionin e fetusit sipas një studimi të ri paraklinik.

Studimi i botuar në revistën ‘The Journal of Physiology’ zbuloi se mbipesha e nënës shkakton ndryshime molekulare në zemrën e fetusit dhe ndryshon shprehjen e gjeneve që lidhen me metabolizmin e lëndëve ushqyese, gjë që rrit më shumë rrezikun e pasardhësve për probleme kardiake në jetën e mëvonshme, shkruan MedicalxPress përcjell Gazeta Shneta.

Ky është studimi i parë që tregon se zemra ‘programohet’ nga lëndët ushqyese që merr në jetën e fetusit.

Ndryshimet në shprehjen e gjeneve ndryshojnë mënyrën se si zemra normalisht metabolizon karbohidratet dhe yndyrnat, duke zhvendosur kështu preferencën e zemrës për lëndët ushqyese më tej drejt yndyrës dhe larg sheqerit.

Studiuesit nga Universiteti i Kolorados, SHBA, përdorën një model miu.

Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë KLIKO KËTU.

Minjë femra (n=31) u ushqyen me një dietë me përmbajtje të lartë yndyre së bashku me një pije me sheqer, e cila është e barabartë me konsumimin e rregullt të një hamburgeri, patate të skuqura dhe një pije të gazuar nga njeriu (1500 kcal).

Mes tjerash, minjtë femra hëngrën këtë dietë derisa u shfaqën mbipesha, duke shtuar rreth 25% të peshës së tyre origjinale trupore. 50 minj femra u ushqyen me një dietë kontrolli.

Të vegjëlit e miut (n=187) u studiuan në mitër, si dhe pas lindjes në muajt 3, 6, 9 dhe 24 duke përdorur teknika imazherike, duke përfshirë ekokardiografinë dhe tomografinë me emetim pozitron (PET). Studiuesit analizuan gjenet, proteinat dhe mitokondritë e pasardhësve.

Autori kryesor, Dr. Owen Vaughan, nga Universiteti i Kolorados, SHBA tha se:

“Hulumtimi ynë tregon një mekanizëm që lidh obezitetin e nënës me sëmundjet kardiometabolike në gjeneratën e ardhshme. Kjo është e rëndësishme sepse obeziteti po rritet me shpejtësi në popullatën njerëzore dhe prek pothuajse një të tretën e grave të kohës riprodhuese. Për shembull, ne mund të ofrojmë këshilla më të përshtatura rreth ushqyerjes për nënat ose fëmijët bazuar në indeksin e masës trupore ose seksin e tyre, ose të zhvillojmë ilaçe të reja që synojnë metabolizmin në zemrën e fetusit.” /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakPërfaqësues të FSSHK-së në QKUK, spitale dhe QKMF kundërshtojnë kuvendin ku Tevide Imeri u zgjodh kryetare
Artikulli i rradhës MSh rihapë tenderin për Dornase alpha, produkti kapë vlerën mbi 580 mijë euro

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.