Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mungesa e stafit teknik në spitalin e ri, analizat vazhdojnë të bëhen në laboratorin e vjetër – VIDEO

Lajme 14/05/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në spitalin e ri të fëmijëve “Sheikha Fatima” në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës Ministria e Shëndetësisë nuk ka planifikuar me kohë staf teknik për laboratorin e spitalit. Si pasojë e kësaj pacientët gjatë vikendeve dhe kujdestarisë janë të detyruar të marrin shërbime laboratorike në Laboratorin e vjetër të Klinikës Pediatrike.

Anëtari i Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenje Sociale, njëherish deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka postuar një video në Facebook përderisa vlerëson se janë duke vazhduar keqmenaxhimet nga ana e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.

“Vazhdon keqmenaxhimi në SHSKUK.  Spitali i ri fëmijëve pa laborator dhe ende jo funksional me të gjitha kapacitetet e tij”, ka shkruar ai në Facebook.

“Mbi 22 milionë euro investime në Spitalin e Fëmijëve, ndërsa analizat bëhen në laboratorin e vjetër me kushte jo të përshtatshme. Pse nuk është laboratori pjesë e Spitalit të Fëmijëve kur ka qenë pjesë e planifikuar e investimeve 22 milionë euro, dhe ka qenë e planifikuar paisja me aparaturë të re moderne për laborator. Nga 4 salla të operacionit vetëm dy janë funksionale dhe me probleme organizative dhe menaxheriale”, është shprehur tutje ai.


Mungesa e stafit teknik të laboratorit në spitalin e ri ka mbingarkuar stafin teknik të laboratorit nga njësit varëse pasi që ata janë të deturuar që paradite të ofrojnë shërbimin e analizave edhe në këtë spital.

Spitali i ri Pediatrik Kirurgjik është donacion nga Emiratet e Bashkuara Arabe në vlerë rreth 22 milionë Euro. /Gazeta Shneta/

Spitali i ri Pediatrik nuk ka laborator funksional, analizat gjatë kujdestarisë dërgohen në objektin e vjetër

Artikulli paraprakKaq kalori mund t’i djegni gjatë gjidhënies
Artikulli i rradhës Ja pse gjidhënia është shumë e rëndësishme tek foshnjet e lindura parakohe

Ju sugjerojmë

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.