Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mbi 80 mjekë do të largohen, kanë gjetur punë jashtë vendit

Lajme 06/06/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu në një intervistë për Ekonomia Online tha se mbi 80 mjekë të ri do të largohen nga Kosova pasi kanë siguruar vendet e punës.

Ai madje thotë se ky numër mund të rritet deri në 200 deri në fund të vitit, duke shtuar se 600 profesionistë shëndetësor janë të papunë.

Sejdiu shton se spitalet kanë nevojë për mjekë, ndonëse janë marrë mbi 1 mijë specializime shumë prej tyre nuk kanë nisur punën ngase kanë dal jashtë vendit.

“Nuk po shoh hap ndaj ndaljes. Dhe tani kemi mbi 80 mjekë të ri dhe i kanë siguruar vendet e punës dhe do të largohen. Ky numër do të vazhdojë të rritet ku 200 mjekë deri në fund të vitit do të shkojnë jashtë vendit. Afër 600 mjekë janë të papunë. Ka vende të punës, duhet buxheti dhe sistematizimi i tyre në spitale”.

“Është një moskordinim me komunat sepse komunat kanë nevojë për ta. Spitalet rajonale kanë nevojë për mjekë. Ku janë këta specializantë që kanë marrë mbi 1 000 specializime sepse kemi informata se një pjesë e tyre nuk kanë nisur fare dhe një pjesë e tyre kanë shkuar jashtë vendit. E dyta janë kushtet e punë këtu është faji i menaxherëve të institucioneve tona. 90% të rasteve kanë dështuar”.

Ai ka kërkuar që ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi të dalë me propozime konkrete, për gjendjen kaotike në shëndetësi.

Sejdiu tha se po presin që brenda dy javësh ministri Latifi të tregojë për hapat e parë që do të marr kjo ministri.

“Unë ministrin Latifi e arsyetoj deri më tani sepse edhe unë do ta incizoja gjendjen sepse ka trashëguar gjendje kaotike. Dhe do t’i kërkojë ministri që të dalë me propozime konkrete. Ministri ka thënë se gjatë dy javëve do të dalë me propozime konkrete. Ne i kemi dërguar disa ide dhe jo të shkojmë me ato afatgjate. Dhe kemi dhënë pasqyre se çka duhet të ecim përpara me tri akter gjëra dhe po presim dy javë që të dalë me propozime konkrete hapat e parë që duhet të merren”, tha Sejdiu./Express/

Artikulli paraprakAknet gjatë shtatzënisë, gjithçka që duhet të dini
Artikulli i rradhës Vajza e ish kandidatit për drejtor, Sadri Pllana, punësohet në Barnatorën Qendrore të Spitalit të Mitrovicës

Ju sugjerojmë

Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug: Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit

22/07/2026 Lajme

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.