Gratë përjetojnë ndryshime të shumta e sidomos kur ato janë shtatzënë. Një nga këto ndryshime mund të jenë aknet e shtatzënisë.
Aknet e shtatzënisë janë të thjeshta e të cilat shfaqen nga nivelet e larta të hormoneve e sidomos androgjenit shkruan Belly Belly, transmeton Gazeta Shneta.
Kjo bën që gjëndrat e lëkurës tuaj të rriten dhe të prodhojnë sebum shtesë, i cili është një substancë vajore. Sebumi dhe qelizat e vdekura të lëkurës bllokojnë poret dhe gjëndrat e qimeve, duke bërë që bakteret të bllokohen, gjë që dërgon në infeksione.
Aknet gjatë shtatzënisë mund të shfaqen kudo në trup, por më së shumti në fytyrë.
Ato mund të jenë prezente qysh nga java e gjashtë e shtatzënisë.
Në fakt, ato në të shumtën e rasteve konsiderohen një shenjë e hershme e shtatzënisë tek grate, ndryshe nga simptomat e zakonshme. /Gazeta Shneta/