Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mjeku i QKUK-së reagon ndaj ministrit Latifi të cilin e operoi një kirurg që nuk ishte kujdestar

Lajme 10/06/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Urologu i QKUK-së Liridon Selmani ka reaguar ndaj rastit të intervenimit të ministrit Rifat Latifi mbrëmë në Kirurgji.

Ministri Latifi u operua mbrëmë nga apendiciti i perforuar e njohur ndryshe si shpërthim i zorrës qorre. Latifi u operua nga kirurgu Enver Fekaj, i cili mbrëmë nuk ishte kujdestar por kishte ardhur enkas për ministrin, shkruan Gazeta Shneta.

Për këtë rast ka reaguar urologu Liridon Selmani i cili e ka quajtur abuzim me pozitën rastin kur dikush e ka të drejtën të thërras mjek nga shtëpia, e të mos shfrytëzojë ekipën kujdestare.

“Shërbimi mjekësor në institucionet publike shëndetësore do të duhej të ishte i standardizuar dhe me protokol unik. Me fjalë tjera, pavarësisht cili mjek qëndron kujdestar cilësia e shërbimit që ai ofron do të duhej të ishte e njëjtë si e kolegëve tjerë. Është abuzim i pozicionit fakti që për një intervenim rutinor dhe jokompleks dikush të ketë të drejtën të angazhojë mjek nga shtëpia kur aty ka mjek tashmë të dëshmuar për punën që bëjnë. Po qytetarët e thjeshtë cilin numër do të duhej të telefonojnë kur janë në hall për trajtim mjekësor?!”, ka shkruar Selmani duke mos përmendur emrin, por duke aluduar në ministrin.

Gazeta ka raportuar që nga mbrëmë për intervenimin kirurgjik të Latifit. Kirurgu Enver Fekaj në një deklaratë për Gazetën ka thënë se gjendja e ministrit është stabile.

Ai nuk ka pranuar të komentojë kur është pyetur se nga kush është ftuar mbrëmë, ndërsa ka thënë se për këtë çështje duhet ta pyesim ministrin. Kujtojmë se Fekaj është një nga kandidatët për drejtor të Klinikës së Kirurgjisë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakTetë raste me COVID-19 gjatë 24 orëve
Artikulli i rradhës Ish-ministri Zemaj i uron shërim të shpejtë Rifat Latifit pas operimit në QKUK

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.