Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ish-ministri Zemaj i uron shërim të shpejtë Rifat Latifit pas operimit në QKUK

Lajme 10/06/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ish- ministri i shëndetësisë, Armend Zemaj, i ka uruar shërim të shpejtë ministrit aktual të shëndetësisë, Rifat Latifi.

Latifi mbrëmë i është nënshtruar një intervenimi kirurgjike nga apendisiti apo zorra qorre.

“Ministri i Shëndetësisë, Dr. Rifat Latifi, sot iu paska nënshtruar një intervenimi kirurgjik nga apendisiti. Me këtë rast, ministrit Latifi i uroj shërim sa më të shpejtë dhe shëndet sa më të mire”, ka shkruar Zemaj në facebook.

Sipas kirurgut Enver Fekaj i cili mbrëmë ka operuar ministrin Latifi, gjendja shëndetësore e tij është shumë e mirë.

“Gjendja është shumë e mirë është stabile, sot e kam vizitu në mëngjes. Nuk dihet edhe sa do të qëndroj, varet nga gjendja e tij”, tha ai në një prononcim për Gazetën Shneta.

Ndonëse mbrëmë ka qenë mjek kujdestar dr. Lulzim Salihu së bashku me ekipën e tij, kirurgu Enver Fekaj është ftuar për ta kryer operacionin. Fekaj ndryshe është njëri nga kandidatët për drejtor të klinikës së Kirurgjisë.

Fekaj nuk ka treguar se nga kush është ftuar, por ka lënë të kuptohet se është ftuar nga vet ministri pasi ka deklaruar “Është mirë të bisedoni me ministrin”.

Ministria e Shëndetësisë ka dal me një njoftim zyrtar ku ka bërë të ditur se ministri Rifat Latifi i është nënshtruar një operacioni kirurgjik dhe gjendja e tij është stabile.

“Ministria e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, njofton opinion publik se gjendja shëndetësore e Ministrit të Shëndetësisë, Dr. Rifat Latifi është stabile. Ministri Latifi i është nënshktruar një intervenimi kirurgjik, nga apendixi”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Gazeta Shneta ka raportuar më herët se Latifi është paraqitur sot në orët e vona me dhimbje barku në Emergjencën e QKUK-së. Pas ekzaminimeve radiologjike ai është pranuar në kirurgji ku është operuar nga mjekët. /Gazeta Shneta/

Mjeku i QKUK-së reagon ndaj ministrit Latifi të cilin e operoi një kirurg që nuk ishte kujdestar

Artikulli paraprakMjeku i QKUK-së reagon ndaj ministrit Latifi të cilin e operoi një kirurg që nuk ishte kujdestar
Artikulli i rradhës Ukrainë, mungesa e ujit të pijshëm rrit rrezikun e përballjes me kolerën dhe sëmundjet vdekjeprurëse

Ju sugjerojmë

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme

Time Kadrijaj i bashkohet sfidës së Burim Ramadanit, e kryen narko-testin

21/07/2026 Lajme

U dërgua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes, vdes turistja 30-vjeçare në Vlorë

21/07/2026 Lajme

IHMK: Pasdite mund të ketë stuhi afatshkurtra, rrebeshe dhe mundësi breshëri

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.