Në javën e ardhshme pritet të mbizotërojë mot i nxehtë dhe kryesisht me diell. Pasdite pritet të ketë rrebeshe shiu dhe bubullima.
Temperaturat minimale përgjatë kësaj jave priten të jenë 12C e 17C, kurse maksimalet nga 27C deri në 30C shkruan Prishtina Weather, transmeton Gazeta Shneta.
“20.06 – Kryesisht me diell dhe më nxehtë.
21.06 – Kryesisht me diell. Pasdite vende-vende priten zhvillime të rrebesheve afatshkurta me bubullima.
22.06 – Nxehtë e pjesërisht vranët. Pasdite priten edhe zhvillime të rrebesheve me bubullima.
23.06 – Pjesërisht vranët, me zhvillime të rrebesheve me bubullima.
24.06 – Kryesisht me diell dhe nxehtë.”, thuhet në njoftim. /Gazeta Shneta/