29 mostra kanë rezultuar pozitive me coronavirus gjatë 24 orëve të fundit nga 280 testime të bëra në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
Ministria e Shëndetësisë gjithashtu bënë të ditur se gjatë kësaj kohe janë shëruar 15 qytetarë ndërsa nuk raportohet për të vdekur me COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit në nivel vendi janë dhënë 37 doza të vaksinës anti-COVID.
Aktualisht në Kosovë janë 168 raste aktive me SARS-CoV-2. /Gazeta Shneta/