Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rritet numri i lindjeve në Gjinekologji, dominon gjinia mashkullore

Lajme 27/06/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në pesë muajt e parë të këtij viti janë kryer 3582 lindje në Klinikën e Gjinekologjisë. Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, në këtë Klinikë janë 250 lindje më shumë.

Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Jakup Ismaili. Ai për Ekonomia Online ka thënë se nga këto lindje, dominojnë fëmijët e gjinisë mashkullore.

“Sa i përket numrit të lindjeve në 5 muajt e parë të këtij viti janë 3582 lindje, ku krahasuar me 5 muajt e vitit të kaluar janë 250 lindje më shumë. Tek ne dominojnë fëmijët e gjinisë mashkullore. Neve na intereson të jetë një fëmijë i shëndoshë”, tha ai.

E sa i përket numrit të grave me prerje cezariane, Ismaili tha se shifrat sillen diku nga 35 për qind deri 36 për qind. Këtu referohen pacientet me sëmundje më të rënda.

“Sa i përket numrit të grave me prerje cezariane sillen shifrat diku 35 për qind deri 36 për qind janë njëjtë me regjionin. Këtu referohen edhe pacientet që janë me sëmundje më të rënda”, tha Ismaili.

Mes tjerash, ai potencoi se pandemia Covid-19 ka lënë pasoja në çrregullimet kardiovaskulare.

Ismaili, ka thënë se gjendja në këtë klinikë është stabile, duke theksuar se që nga fundi i muajit shkurt nuk ka pasur asnjë pacientë të hospitalizuar me covid.

“Gjendja me covid-19 është stabile nga fundi i muajit shkurt nuk kemi pasur asnjë paciente me të hospitalizuar me covid. Kemi pasur disa raste sporadike me covid pozitiv të cilat janë trajtuar në mënyrë ambulatore me terapi dhe janë liruar në shtëpi”, tha Ismaili. /Express/

Artikulli paraprakPërveç Turqisë, në vendet tjera ministri Latifi udhëtoi me shpenzime personale
Artikulli i rradhës 35 raste pozitive me COVID-19 regjistrohen në Kosovë

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.