Ndonëse si natyrë e rasteve të rralla, por jo të pamundshme, në Kroaci ka ardhur në jetë vogëlushi me një dhëmbë në nofullën e poshtme.
Gati dy muaj më parë, në maternitetin e Spitalit të Përgjithshëm të Qarkut në Pozhegë, ka lindur një djalë, të cilin besojmë se stafi i maternitetit do ta kujtojë gjatë.
Vogëlushi ka lindur me një dhëmb, në nofullën e poshtme në anën e majtë, edhe pse kjo nuk është risi por padyshim që është e rrallë dhe mundësia që kjo të ndodhë është e barabartë me 1 në 2000 lindje, përcjell Gazeta Shneta.

Për këtë fenomen të veçantë në Pozhegë, burimi medial SB Online – ka biseduar me nënën e djalit, e cila donte që të mbetet anonime.
“Epo, kur thashë në spital se foshnja kishte një dhëmb, infermieret pothuajse nuk më besuan derisa doktori e konfirmoi. Ata ndoshta menduan se nuk isha normale, siç mendojnë shumica kur them se djali im i cili është më pak se dy muajsh, tashmë ka një dhëmb me të cilin ka lindur.”
Mes tjerash, dhëmbët me të cilët lind foshnja quhen dhëmbë natal dhe hiqen vetëm nëse paraqesin vështirësi gjatë ushqyerjes ose rrezikojnë të bien, gjë që mund të shkaktojë mbytje. /Gazeta Shneta/




