Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka udhëtuar sot për në Austri.
Përmes një komunikate për media Ministria e Shëndetësisë njofton se ministri Latifi ka udhëtuar për vizitë zyrtarë si dhe do të takohet me përfaqësues të institucioneve shëndetësore në Vjenë dhe Grac.
Sipas njoftimit, në Vjen ministri do të takohet me homologun e tij Johannes Rauch si dhe me eurodeputetin austriak Lukas Mandi si dhe me mjekë dhe student shqiptarë.
Në qytetin e Gracit Latifi do të takohet me kryetarin e Gracit ,me përfaqësues shëndetësore, përfaqësues të odës së Mjekëve.
Ai gjithashtu do të vizitoj Universitetin e Gracit dhe klinikave në këtë qytet.
Ministri Latifi që nga koha e emrimit si ministër ka udhëtuar tash e disa herë në vende të ndryshme jashtë vendit. /Gazeta Shneta/