Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Java 22

Këshilla për shtatzëna 29/08/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Foto-ilustrimi: Tommys.org
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Bebi juaj tani ka hyrë në muajin e pestë të ekzistencës në trupin tuaj. Thonjtë i ka gati dhe sistemi i brendshëm i organeve po bëhet funksional dita ditës.

Mushkëritë ende nuk janë formuar, por bebi juaj vazhdon ta praktikojë frymëmarrjen në mënyrë që të jetë gati për këtë ndjenjë pas lindjes.

Oksigjenin ajo po e merr nga gjaku juaj në placentë derisa ta provojë atë nga ambienti për herë të parë pas lindjes.

Duhet ta dini se konsumimi i duhanit ulë prezencën e oksigjenit në gjak, andaj preferohet që të ndaloni konsumimin, të paktën sa të jeni shtatzënë.

Ndryshimet te ju

Java 22 – Besojmë tani e keni kuptuar gjininë e bebit tuaj (Foto: Google)

Sikurse ju njoftuam për një javë më parë, shenjat në trupin tuaj po vazhdojnë të kenë prezencë më të madh me tërheqjen e lëkurës – kjo është shumë më evidente te nënat që presin binjakë.

Sipas studimeve të fundit, nënat në këtë periudhë kanë epsh më të madh për të kryer marrëdhënie seksuale, andaj vetëm vazhdoni! Bebi juaj do të jetë i sigurt.

Sa i përket belit tuaj – ai tani matet në rreth 20-24 centimetra në lartësi fundale. Nëse jeni shtatzënë me binjakë, kjo gjatësi dhe vlerë referente nuk vlen.

Sa i përket ushqimeve, mjeku juaj mund t’iu rekomandojë që të shtoni dozën e kalorive ushqyese për një ditë me 300 ekstra.

Kontrolli me ultrazzë

Tani që sytë dhe buzët janë zhvilluar dhe janë bërë njerëzore, bebi juaj duket shumë më mirë. Ai tani fle në cikle nga 12-14 orë në ditë.

Sigurisht se mund të vëreni kohën e gjumit të tyre – është koha kur ju nuk ndjeni goditje apo lëvizje brenda trupit tuaj.

Bebi juaj duke manovruar në hapësirën e tij banuese (Foto: Google)

Nëse ende nuk e keni kryer ekzaminimin anatomik të bebit tuaj me ultrazë, atëherë duhet ta bëni patjetër këtë javë.

Ky ultrazë ju jep detaje për organet e zhvilluara të bebit tuaj si dhe mund të jetë ultrazëri që zyrtarisht ua konfirmon gjininë e fëmijës në pritje.

Nëse nuk e keni dëgjuar deri tani zemrën e bebit tuaj, ju mund ta dëgjoni tingullin tani. Nuk besojmë që ka tingull më të mirë për ju.

Artikulli paraprakPo, hormonet mund të shkaktojnë probleme me shikimin gjatë shtatzënisë
Artikulli i rradhës Java 23

Ju sugjerojmë

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Çfarë tregon sekrecioni vaginal gjatë shtatzënisë?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Shtatzënia pas heqjes së mitrës: A është e mundur dhe cilat janë alternativat për t’u bërë prind?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Zemra gjatë shtatzënisë: Pse shtohen rrahjet dhe cilat shenja nuk duhen neglizhuar?

16/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A janë afshet e nxehta një shenjë e hershme e shtatzënisë?

16/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Endometrioza dhe shtatzënia: A mund të mbeteni shtatzënë edhe me këtë sëmundje?

16/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.