Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gjermania me masa të reja kundër COVID-19

Lajme 04/08/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Qeveria gjermane më 3 gusht tha se masat bazike ndaj koronavirusit do të jenë në fuqi gjatë vjeshtës dhe dimrit, periudhë kur ekspertët presin që rastet me COVID-19 të rriten sërish, pasi njerëzit kalojnë më shumë kohë në ambiente të mbyllura.

Maskat dhe paraqitja e dëshmisë se një person nuk është i infektuar do të jenë të obligueshme duke filluar nga muaji tetor dhe deri në prill të vitit të ardhshëm në shtëpitë e kujdesit dhe institucionet e ngjashme që trajtojnë personat më të cenueshëm.

Pasagjerëve në aeroplanë dhe ata që udhëtojnë me tren dhe autobus në destinacione të gjata, po ashtu do t’iu kërkohet që të mbajnë maska gjatë kësaj periudhe.

Megjithatë, 16 shtetet e Gjermanisë kanë autoritet për të miratuar rregullat e veta, varësisht situatës me pandeminë. Qeveritë shtetërore po ashtu mund të vendosin për bartjen e maskave në transportin publik, në shkolla apo në ngjarje publike që zhvillohen në ambiente të mbyllura.

Ndërtesat publike sikurse shkollat, burgjet dhe strehimoret për azilkërkues mund të aplikojnë testim të rregullt nëse rastet me koronavirus rriten, thanë ministrat e Shëndetësisë dhe Drejtësisë përmes një njoftimi të përbashkët.

Qeveria gjermane po ashtu ka plane që të nisë një fushatë për vaksinim kundër koronavirusit gjatë vjeshtës.

“Gjermania duhet të përgatitet më mirë për koronavirus në dimër, më mirë sesa vitin e kaluar”, tha ministri i Shëndetësisë, Karl Lauterbach.

Masat e reja duhet të marrin miratimin e kabinetit dhe Parlamentit para se të hyjnë në fuqi dhe pritet që ato të miratohen në dy institucionet./REL/

Artikulli paraprakMSH pagoi mbi 13,500 euro për tre inspektorë shëndetësor në një kongres në Singapor për dixhitalizimin dhe ndryshimet klimatike
Artikulli i rradhës Qendra Rehabilituese në Shtime me tender në vlerë 46 mijë euro për rregullmin e oborrit

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.