Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Fëmijët e infektuar me një rast të lehtë të virusit mund të zhvillojnë ende sindromën post- COVID

Jetë 11/08/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i ri, nxjerrë në pah se fëmijët dhe të rriturit jo vetëm ata të shtruar në spital me një formë të rëndë të COVID-it, por edhe një infeksion i butë mund të dërgojë në simptomat të COVID të gjatë.

Ky studim i ri u botua në “The Pediatric Infectious Disease Journal”.

Studiuesit ekzaminuan të dhënat nga vullnetarët në të gjithë shtetin e Teksasit midis moshës 5 dhe 18 vjeç, të cilët u regjistruan në sondazhin e Texas CARES, i cili filloi në tetor të vitit 2020 me qëllimin e vlerësimit të statusit të antitrupave COVID-19 me kalimin e kohës midis një popullate të rriturish dhe fëmijëve në Teksas, përcjell Gazeta Shneta.

Të dhënat për këtë studim u mblodhën para dhe pas prezantimit të vaksinës dhe gjatë valëve të varianteve Delta dhe Omicron.

“Ne ishim të interesuar të kuptonim nëse fëmijët e prekur me një infeksion akut ose të rëndë të COVID-19 do të vazhdonin të kishin simptoma të vazhdueshme, ose atë që ne e quajmë COVID të gjatë,” tha Sarah Messiah, autorja e parë e studimit dhe profesoreshë e epidemiologjisë.

“Ky studim i veçantë është unik si studimi i parë i bazuar në popullatë në literaturë që raporton mbi prevalencën e gjatë të COVID-it tek fëmijët që nuk janë shtruar në spital me COVID-19.”

Një total prej 82 vullnetarësh pediatrik (4.8% e 1813 totalit) raportuan se kishin simptoma të gjata të COVID, ku prej tyre 1.5% shfaqën simptoma që zgjatën nga katër deri në 12 javë, duke përfshirë humbjen e shijes dhe nuhatjes, lodhjen dhe kollën.

Një tjetër grup, 3.3% raportoi se simptoma të tilla si humbja e shijes dhe nuhatjes, kolla dhe vështirësia në frymëmarrje vazhduan për më shumë se 12 javë. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakOBSH: Vdekjet nga COVID-19 bien në përgjithësi me 9%, infeksionet janë të qëndrueshme
Artikulli i rradhës Anulohet tenderi 46 mijë euro për rregullimin e oborrit të Qendrës së Shtimes pas raportimit të Gazetës Shneta

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.