Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Anulohet tenderi 46 mijë euro për rregullimin e oborrit të Qendrës së Shtimes pas raportimit të Gazetës Shneta

Lajme 11/08/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Spitali i Ferizajt e ka anuluar tenderin 46 mijë eurosh për rregullimin e oborrit të Qendrës Integruese Rehabilituese për të Sëmurët Kronik Psikiatrik në Shtime, pas raportimit të Gazetës Shneta

Zyra e Prokurimit në Spitalin e Ferizajt ka njoftuar se është anuluar tenderi 46 mijë eurosh për rregullimin e hapësirave të oborrit të Qendrës për të Sëmurët Kronik Psikiatrik në Shtime, shkruan Gazeta Shneta.

Anulimi i këtij tenderi ka ardhur pas raportimit të Gazetës Shneta dhe me kërkesë të menaxhmentit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës. Këtë të fundit e ka përmendur edhe Zyra e Prokurimit në vendimin për anulimin e tenderit.

“Arsyeja e anulimit është se pas konsultave me drejtorin financiar pran Bordit të SHSKUK-së, (Enver) Z.Gashi lidhur me shpenzimet e fondeve sipas kategorisë ekonomike (kodeve) të planifikuara nga QIRSPK-Shtime për Rinovimin dhe rregullimin e hapësirave të jashtme të oborrit në QIRSKP-Shtime”, thuhet në vendimin e menaxherit të prokurimit, Sami Musliu.

Gazeta Shneta ka raportuar ditë më parë se ky ishte tenderi i dytë për rregullimin e oborrit në Qendrën e Shtimës, pas atij të vitit 2019 i cili kishte kosto rreth 78 mijë euro. Menaxheri i prokurimit në Spitalin e Ferizajt ishte arsyetuar se tenderi është rihapur pasi kompania i kishte kryer vetëm 60 për qind të punimeve dhe ishte paguar me rreth 44 mijë euro.

Qendra Rehabilituese në Shtime me tender në vlerë 46 mijë euro për rregullmin e oborrit

Por këto pretendime të menaxherit të prokurimit i ka mohuar kompania CDC përmes një përgjigje për Gazetën Shneta ku ka deklaruar se janë kryer të gjitha punimet sipas kontratës. /Gazeta Shneta/

Kompania “CDC”: Kemi kryer të gjitha punët në Qendrën e Shtimes sipas kontrates

Artikulli paraprakFëmijët e infektuar me një rast të lehtë të virusit mund të zhvillojnë ende sindromën post- COVID
Artikulli i rradhës Kjo është simptoma numër një e dështimit të zemrës që njerëzit e injorojnë, thonë mjekët

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.