Analisti Xhevdet Pozhari i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti me një kërkesë për ndërrimin e ministrit të Shëndetësisë.
Pozhari e ka quajtur turist ministrin Rifat Latifi, duke thënë se me shkarkimin e tij do t’ia shihnin hajrin vet kryeministri dhe qytetarët, transmeton Gazeta Shneta.
Ky reagim i Pozharit vjen pasi sot Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se Latifi ka udhëtuar sërish në Austri për të marr pjesë në një kongres të kirurgëve. Ky është udhëtimi i dytë në Austri i Latifit brenda pak ditësh.
Lexoni postimin e tij të plotë:
Albin, deri qetash veç tre ministra i ke për mashallah:
– Albulena Haxhiu (projektligjet, zbritja e tarifave për shërbime që marrin qytetarët… etj)
– Arbërie Nagavci (ndihmesa për mësimdhënësit që kanë sëmundje të rënda, reformat për rritjen e cilësisë së arsimit në të gjitha nivelet, përkrahja e studentëve të dalluar… etj)
– Xhelal Sveçla (veriu, shtimi i angazhimit për luftimin e krimit dhe kontrabandës,…etj)
Këta tjerët, cilin ta ndërron, hajrin ia sheh edhe ti, edhe qytetarët. Veçanërisht atë turistin e Shëndetësisë.
Mundesh edhe mos me i ndërru, veç mandej bohet vonë. Kanë me të ndërru ty.