Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Këshilli specializantëve i dërgojnë letër ministrit dhe drejtoreshës së ShSKUK-së, paralajmërojnë protestë

Lajme 30/08/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në dhjetor të vitit të kaluar Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi, u pati premtuar specializantëve se “Në fillim të Janarit” (Early January) do të miratohen kërkesat e tyre. Ndonëse kanë kaluar shtatë muaj, që nga muaji janar, kërkesat e tyre nuk janë miratuar.

Në mënyrë që kërkesat e tyre të dëgjohen Këshilli i Specializantëve ka kërkuara takim përsëri me Ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi dhe Drejtoreshën e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Pranvera Zejnullahu.

Në dokumentin e siguruar nga Gazeta Shneta Specializantët paralajmërojnë protesta nëse ministri Latifi dhe drejtoresha e ShSKUK-së, nuk pranojnë të takohen deri më 5 shtator 2022

“Kërkojmë nga ju që në kuadër të ndryshimit të udhëzimit administrativ t’i përfshini edhe kërkesat tona që: Specializantët e Mjekësisë së Përgjithshme nga kategoria me subvencione të kenë statusin e specializantit të rregullt, cdo kujdestari e mbajtur nga specializantët të kompenzohet në përputhje me ligjin e punës, të vazhdohen subvencionet për specializantët e Stomatologjisë”, thuhet në letrën e dërguar ministrit Latifi.

Specializantët janë të detyruar të mbajnë më tepër se dy kujdestari kështu duke mos respektuar vendimin se një specializant ka të drejtë të mbajë vetëm dy kujdestari madje për më tepër se një vit specializantët nuk paguhen për punën gjatë kujdestarisë – kërkesë të cilën e kanë theksuar në letrën e dërguar drejtoreshës së ShSKUK-së.

Këshilli i Specializantëve disa herë kanë mbajtur protesta para objektit të Ministrisë së Shëndetësisë për pakënaqësit e tyre mirëpo vetëm një herë kanë arritur të takohen me ministrin Latifi, pasi që ai nuk i është përgjigjur kërkesave të specializantëve.

Udhëzimi Administrativ

Sipas Nenit 2, të Udhëzimit Administrativ, shkollimi specialistikë bazohet në institucionet e autorizuara nga Ministria e Shëndetësisë.

Shkollimi specialistikë organizohet nga bordi, komiteti dhe mentori klinik i përcaktuar sipas kompetencave.

Bordi emërohet nga Ministria e Shëndetësisë, ndërsa bordi ka përgjegjësi të paraljmëroj ministrin për punët e bëra.

Ndërsa sa i përketë financimeve, Specializantët me Financim të Rregullt financohen nga buxheti i ndarë për Ministrinë e Shëndetësisë ndërsa për Specializantët me vet- financim financimi bëhet në mënyrë vetanake apo përmes subvencioneve./Gazeta Shneta/

Specializantët paralajmërojnë protestë për nesër

Artikulli paraprakSpitali i ri në Ferizaj në harresë, spitali i vjetër në mungesë të reparteve e hapësirës
Artikulli i rradhës Tevide Imeri i reagon ashpër Rrahman Jasharajt: Rregullo oborrin tënd para se të dalësh tek fqinjtë

Ju sugjerojmë

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme

Time Kadrijaj i bashkohet sfidës së Burim Ramadanit, e kryen narko-testin

21/07/2026 Lajme

U dërgua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes, vdes turistja 30-vjeçare në Vlorë

21/07/2026 Lajme

IHMK: Pasdite mund të ketë stuhi afatshkurtra, rrebeshe dhe mundësi breshëri

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.