Nga ora 12:00 deri në orën 13:00 Specializantët pritet të protestojnë nesër para objektit të Ministrisë së Shëndetësisë.
Specializantët kërkoj që ata me vetfinancim të kthehen në specializantë të rregullt dhe pagesa e kujdestarive të bëhet sipas ligjit të punës.
Në një përgjigje për Gazetën Shneta ata thonë se këshilli i specializantëve ka adresuar dy herë kërkesë tek Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, mirëpo ky i fundit nuk është përgjigjur në një afat prej 30 ditësh.
Poashtu ata kërkojn që të bëhet edhe ekzekutimi i shtesave prej 100 euro për specializantët me vetfinancim.
Kujtojmë se sot gjatë ditës për rreth një orë para objektit të Ministrisë së Shëndetësisë kanë protestuar infermierët dhe stafi mbështetës i angazhuar gjatë pandemisë nga Ministria e Shëndetësisë.
Mbi 1200 mantelbardhë tash e tre muaj nuk janë paguar për punën e tyre. /Gazeta Shenta/
“Heronjtë e pandemisë” tre muaj pa paga, protestojnë para Ministrisë së Shëndetësisë