Në Gjykatën Themelore të Prishtinës nesër do të mbahet seanca e radhës gjyqësore për rastin e padisë së qytetarit Faruk Kukaj ndaj komunës së Prishtinës.
Kukaj tre vite më parë pati paditur komunën e Prishtinës për, siç thotë ai, diskriminim në qasje infrastrukturore për personat me aftësi të kufizuar.
“Nesër (e martë), në Gjykatën Themelore të Prishtinës vazhdon seanca e radhës gjyqësore në rastin e padisë së qytetarit z. Faruk Kukaj ndaj komunës së Prishtinës, për diskriminim në qasje infrastrukturore”, thuhet në njoftimin e Organizatës Joqeveritare “HandiKos”.
Seanca do të nisë në orën 10:30 dhe është e hapur për të gjithë ata që dëshirojnë të marrin pjesë.
Seanca e parë pas padisë është mbajtur në gusht të këtij viti.
Kukaj është person me aftësi të kufizuar dhe për shkak të diskriminimit ndaj kësaj kategoria, për shkak të mungesës së qasjes infrastrukturore në shumë objekte e rrugë në Prishtinë, ai pati paditur komunën.
Gazeta Shneta muaj më parë pati shkruar për diskriminimin ndaj kësaj kategoria sa i përketë kushteve që shteti u ofron. /Gazeta Shneta/




