Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Trajtimi me terapinë hormonale përmirësoi aftësinë kognitive te pacientët me Sindromën Down

Jetë 05/09/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një trajtim i ri hormonal përmirësoi funksionin njohës të gjashtë burrave me Sindromën Down me 10-30 për qind, thanë shkencëtarët duke shtuar se rezultatet “premtuese” mund të rrisin shpresat për përmirësimin e cilësisë së jetës së pacientëve.

Megjithatë, shkencëtarët theksuan se studimi i vogël nuk tregonte drejt një kure për çrregullimet njohëse të personave me Sindromën Down dhe se nevojiten shumë më tepër kërkime, shkruan MedicalxPress përcjell Gazeta Shneta.

“Eksperimenti është shumë i kënaqshëm, edhe nëse qëndrojmë të kujdesshëm”, tha Nelly Pitteloud nga Spitali Universitar i Lozanës në Zvicër dhe bashkëautor i një studimi të ri në revistën Science.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Sindroma Down është forma më e zakonshme gjenetike e paaftësisë intelektuale, që ndodh në rreth një në 1000 njerëz.

Zbulimet e fundit kanë sugjeruar se mënyra se si hormoni çlirues i gonadotropinës (GnRH) prodhohet në tru, mund të ndikojë në funksionimin kognitiv si kujtesa, gjuha dhe të mësuarit.

Hormonet GnRH rregullojnë sasinë e testosteronit dhe estrogjenit që prodhohet dhe nivelet e rritura të tij ndihmojnë në nxitjen e pubertetit.

“Ne pyesim veten nëse ky hormon mund të luajë ndonjë rol në vendosjen e simptomave të njerëzve me Sindromën Down,” tha Vincent Prevot, bashkëautor i studimit dhe kreu i hulumtimeve të neuroshkencës në institutin francez INSERM.

Hulumtimi i minjve

Ekipi fillimisht zbuloi se pesë vargje të mikroARN-së që rregullonin prodhimin e hormonit GnRH ishin jofunksionale te minjtë e krijuar posaçërisht për kërkimin e Sindromës Down.

Ata më pas treguan se mangësitë njohëse – si dhe humbja e nuhatjes, një simptomë e zakonshme e Sindromës Down – ishin të lidhura me sekretimin jofunksional të GnRH tek minjtë.

Ekipi më pas u dha minjve një medikament të hormonit GnRH të përdorur për të trajtuar testosteronin e ulët dhe pubertetin e vonuar te njerëzit, duke zbuluar se ai rivendoste disa funksione njohëse dhe shqisën e nuhatjes.

Një pilot studim u krye në Zvicër duke përfshirë shtatë burra me Sindromën Down të ​​moshës 20 deri në 50 vjeç.

Gjatë trajtimit u kryen testet e njohjes dhe nuhatjes, si dhe skanimet MRI.

Gjashtë nga shtatë burrat treguan përmirësim në njohje pa efekte anësore domethënëse – megjithatë asnjëri nuk tregoi një ndryshim në shqisën e nuhatjes.

“Ne kemi parë një përmirësim prej 10-30 për qind në funksionet njohëse, veçanërisht me funksionin vizual-hapësinor, përfaqësimin tredimensional, të kuptuarit e udhëzimeve si dhe vëmendjen,” tha autori Pitteloud. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakVazhdon seanca e radhës gjyqësore për padinë e Faruk Kukajt ndaj Komunës së Prishtinës
Artikulli i rradhës 45 vite kontribut në shëndetësi, pensionohet infermierja Mergime Haxhiavdija

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.