Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Këto janë katër lloje të barnave që nuk duhet t’i merrni kurrë në stomakun bosh

Jetë 15/09/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
ushqimi dhe barnat
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mënyra se si e merrni barin tuaj mund të jetë po aq e rëndësishme sa vetë bari.

Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA), shpjegon efektet e mundshme anësore të mosmarrjes së medikamenteve tuaja:

“Të gjitha barnat, si me recetë ashtu edhe ato pa recetë, kanë rreziqe dhe përfitime shëndetësore,” shkruajnë ekspertët e FDA-së.

“Rreziqet mund të jenë gjëra më pak serioze, të tilla si një stomak i irrituar, ose gjëra më serioze, si dëmtimi i mëlçisë”. Marrja e barnave tuaja në mënyrë korrekte mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të disa efekteve anësore, shkruan burimi Best Life përcjell Gazeta Shneta.

Andaj këto katër medikamente nuk duhet t’i merrni kurrë në stomakun bosh.

ushqimi dhe barnat

– Barnat anti-inflamatore jo-steroidale (NSAIDs)

Klinika e Cleveland, shpjegojnë se në këtë grup përfshijnë aspirinën, ibuprofenin dhe naproksen natriumin (si më të përdorura).

Ndërsa këto barna kanë efekte të ndryshme anësore të mundshme, “efektet anësore më të shpeshta të raportuara të NSAID-ve janë simptomat gastrointestinale, ku këto mund të përfshijnë dhimbje stomaku, nauze, diarre dhe kapsllëk.

Ky burim rekomandon marrjen e barnave të NSAID-ve me ushqim, qumësht ose produkte antacide.

– Antibiotikët

Ndërsa antibiotikët janë një mjet vendimtar kur bëhet fjalë për luftimin e infeksioneve bakteriale, Dr. Jasmine Omar, flet për burimin Henry Ford Health se “marrja e këtyre medikamenteve mund të çojë gjithashtu në reaksione të padëshiruara duke përfshirë të përziera, alergjitë ndaj barnave, diarrenë e lidhur me antibiotikët dhe infeksionet e majave.”

Kjo për shkak se antibiotikët mund të prishin bakteret natyrale të zorrëve tuaja.

“Këto ndryshime në mikroflorën e zorrëve mund të çojnë në diarre, të përziera, të vjella dhe efekte të tjera anësore gastrointestinale të lidhura me antibiotikët”, shpjegohet në burimin Henry Ford Health.

“Kjo është një arsye pse mjekët rekomandojnë marrjen e antibiotikëve me ushqim.”

 – Opioidet

Të përdorura për të trajtuar dhimbjet e rënda, disa lloje të opioideve përfshijnë oksikodonin, hidrokodonin, morfinën, metadonin dhe fentanilin, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Për të adresuar efektet anësore të mundshme të të përzierave dhe të vjellave, mjekët shpesh rekomandojnë marrjen e këtyre barnave me ushqim – por jo gjithmonë!

Një artikull i botuar nga National Library of Medicine, zbuloi se ndërsa “qasja më e drejtpërdrejtë” për mjekët është të sugjerojnë marrjen e opioideve me ushqim, ky rekomandim “nuk duket se redukton vazhdimisht dhe pa mëdyshje të përzierat dhe të vjellat dhe në shumë raste, rrit shpeshtësinë e këtyre ngjarjeve të padëshiruara në studimet që kemi ekzaminuar.”

Me fjalë të tjera, mjekët duhet të vendosin rast pas rasti, varësisht se cili opioid po rekomandohet, nëse bari duhet të merret me ushqim apo jo.

Plani B

– Pilulat e kontracepsionit hormonal

Pilulat e kontracepsionit hormonal janë të njohura për shkaktimin e mundshëm të mundimeve.

“Vjelljet janë një nga efektet anësore më të raportuara të këtyre pilulave”, këshillon burimi Healthline.

Healthine shpjegojnë se kjo ndodh sepse estrogjeni, një përbërës në disa pilula kontraceptive, mund të shkaktojë irritim në lukth.

“Pilula që përmbajnë një dozë të lartë të estrogjenit, veçanërisht pilulat kontraceptive të emergjencës, kanë më shumë gjasa të shkaktojnë shqetësime në stomak sesa pilulat që kanë një dozë më të ulët të këtij hormoni”.

Përveç kësaj, “pilula emergjente vetëm me progestinë kanë më pak gjasa të shkaktojnë nauze dhe të vjella sesa pilulat që përmbajnë estrogjen dhe progestinë”.

Healthline paralajmëron kundër vendosjes për të ndaluar përdorimin e pilulave kontraceptive vetë për shkak të të përzierave, të cilat shpesh largohen me kalimin e kohës.

Në vend të kësaj, burimi Healthline sugjeron marrjen e pilulës me ushqim, përdorimin e një antacidit tridhjetë minuta më parë, ose kërkoni nga mjeku juaj – bari që do të trajtojë të përzierat. /Gazeta Shneta/

 

 

Artikulli paraprakMultivitaminat mund ta mbrojnë trurin kundër demencës, sipas një studimi
Artikulli i rradhës Përfundon trajtimi tre ditor i “HandiKos” për aftësimin e personave me aftësi të kufizuar

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.