Paraditën e sotme një person kishte rënë në tokë pa shenja jete, sipas raportimit nëpër media qytetarin e pati reanimuar mjeku Shpejtim Aliu.
Pacienti ishte gjetur në “Breg të Diellit” në Prishtinë .
Mirëpo, Avdush Bajgora i cili ka qenë mjek kujdestar, thotë se pacienti është pranuar pa shenja jete në Emergjencë.
“Pacienti ka ardhë pa asnjë shenjë jete në Emergjencë. Pacientin unë e kam trajtu. Ka ardh pa shenja jete. Çka kanë bërë atje (në vendin ku është gjetur pacienti pa shenja jete)nuk e di. Pacientin e kanë pru emergjenca pas asnjë shenjë jete”, thotë për Gazetën Shneta mjeku kujdestar./Gazeta Shneta/
Mjeku Shpejtim Aliu e reanimon qytetarin i cili s’kishte shenja vitale