Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Krizë për infermierë në Kanada: Spitalet i mbyllin shërbimet emergjente, pacientët presin me ditë për t’u hospitalizuar

Lajme 21/09/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në disa spitale të Kanadasë po mbyllen përkohësisht shërbimet e emergjencave për shkak të mungesës së infermierëve. Kjo ka bërë që pacientët të presin me ditë të tëra për të siguruar një shtrat në spital

Një spital në qytetzën Red Lake në Ontario të Kanadasë u detyrua të mbyll shërbimin e emergjencës në muajin mars për shkak të mungesës së infermierëve. Kjo ishte mbyllja e parë që nga viti 2006 në këtë vend, por gjithashtu ishte veç një paralajmërim për përkeqësimin e situatës edhe në rajone të tjera, shkruan ‘Neë York Times’, transmeton Gazeta Shneta.

Që nga marsi e deri sot shumë spitale janë detyruar t’i mbyllin shërbimet e emergjencës përkohësisht për një natë, e në disa raste edhe gjatë vikendeve, për shkak se nuk kanë staf të mjaftueshëm.

Mungesa e infermierëve ka ndodhur për shkak të kushteve të pasigurta të punës, pakënaqësia me pagat si dhe stërlodhja gjatë pandemisë Covid-19.

Kanada ka mungesë fondesh për sistemin shëndetësor dhe aktualisht është një nga vendet me pritjet më të gjata disa ditore të pacientëve për t’u pranuar në spitale. Organizatat e punëtorëve shëndetësore janë duke i bërë presion autoriteteve që të shpallin ‘gjendje emergjente’ dhe të rrisin fondet.

“Kjo gjendje që po ndodh në spitalet tona në të gjithë vendin është një katastrofë”, ka deklaruar Dr. Paul Parks, kryetar i Asociacionit ‘Alberta Medical’, një organizatë që përfaqëson rreth 14 mijë mjekë.

Vetëm në Ontario, provinca me më së shumti banor në Kanada, mungesa e infermierëve i ka detyruar të mbyllen 16 departamente të urgjencës, sipas ‘Ontario Health’ – agjencia që mbikëqyr dhe administron kujdesin shëndetësor në këtë provincë, transmeton gazeta shneta.

Kjo situatë ka shkaktuar pritje të gjata për pacientët. Sipas Christine Moon, mungesa e infermierëve do të thotë që mjekëve iu duhet më shumë kohë për të transferuar pacientët me sëmundje akute në spitalet universitare.

Në British Columbia pothuajse një milion qytetarë nuk kanë një mjek familjar, ndërsa dhomat e emergjencave janë mbyllur në disa shërbime nëpër fshatra gjatë muajit gusht.

Në dy qytetza, në Neëfoundland dhe Labrador, rajon me më shumë se 300 mijë njerëz, dhoma e urgjencës u mbyll nga data 1 korrik deri më 29 gusht.

Në gjendje hiç më të mirë nuk është as Spitali Universitar Mbretëror në Saskatoon ku dhoma e urgjencës ishte e mbingarkuar 200 për qind përtej kapacieteteve. Atje pacientët me dhimbje kronike po detyrohen të presin me disa ditë për të siguruar një shtrat, në spitalin me 407 shtretër.

“Sinqerisht, e vetmja gjë që më kaloi dhimbjen ishin njerëzit tjerë që prisnin”, ka deklaruar Tasha Jiricka, e cila ishte në pritje për t’u trajtuar nga ‘fibromyalgia’ një dhimbje kronike në të gjithë trupin.

“Kemi punëtorë shëndetësor që janë të rraskapitur dhe demoralizuar pas vuajtjeve nga pandemia”, ka deklaruar Michael Hurley, nga sindikata.

Për të gjetur një zgjidhje në këtë situatë, autoritetet shëndetësore të Kanadasë po përpiqen që të tërheqin infermierë nga vende të tjera, të mbajnë stafin aktual dhe të rikthejnë stafin e pensionuar së fundmi.

Me situatë të ngjashme po përballen edhe SHBA dhe Anglia. Disa shtete të SHBA-së janë përpjekur që të rrisin pagat e infermierëve, ndërsa në Oregon është thirrur Garda Kombëtare për të ndihmuar stafin e mbingarkuar për të mbushur boshllëkun e infermierëve. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakIntervistë me gjinekologen Trina Nushi: Shtatzëna 27-vjeçare zbuloi sindromin Patau me Testin Nifty
Artikulli i rradhës Shoqata Sindikale në QKUK kërkon 50 për qind rritje të pagës

Ju sugjerojmë

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme

Komuna e Suharekës formon komisionet për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga stuhia dhe shiu

22/07/2026 Lajme

Kosova pa të dhëna, Shqipëria kryeson Europën: Një e pesta e ekonomisë shkon për ushqim

22/07/2026 Lajme

Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug: Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit

22/07/2026 Lajme

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.