Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kriza e shëndetit mendor – përdorimi i antidepresantëve tek adoleshentët në nivele rekord

Jetë 04/10/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
adoleshentet dhe barnat
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Adoleshentëve të pakënaqur iu dhanë një numër rekord recetash nga mjekët e tyre të përgjithshëm, vitin e kaluar për tableta kundër depresionit.

Shifrat e reja nga NHS tregojnë se më shumë se një milion receta për këto ilaçe iu dhanë fëmijëve të moshës 13 deri në 19 vjeç vitin e kaluar, shkruan Express.co.uk përcjell Gazeta Shneta.

Është dëshmi e mëtejshme se fëmijët e sotëm po vuajnë nga një krizë e rëndë e shëndetit mendor, për të cilën disa ekspertë frikësohen se është përkeqësuar nga efektet e bllokimeve pandemike.

Mendohet se adoleshentët duke u bërë gjithnjë e më të shqetësuar për të ardhmen e tyre, situata e pasigurt ekonomike dhe presionet e mediave sociale kanë ndikuar në problemet e shëndetit mendor të të rinjve.

Shifrat nga NHS tregojnë gjithashtu se numri i recetave të lëshuara për adoleshentët u përshpejtua vitin e kaluar me shkallën më të lartë për pesë vjet e fundit.

Në total vitin e kaluar kishte 1,118,000 receta të shpërndara për adoleshentët – një shtesë prej 1,600 receta çdo javë në shifrën e vitit 2020.

adoleshentet dhe barnat

Dr. Zenobia Storah, psikologe e fëmijëve dhe adoleshentëve tha se:

“Këto shifra tronditëse pasqyrojnë krizën e shëndetit mendor të fëmijëve që ne e dimë se është për shkak të kufizimeve pandemike. Ka ende pyetje pa përgjigje në lidhje me sigurinë dhe tolerueshmërinë e antidepresantëve tek fëmijët…,”

Një studim i kohëve të fundit i Unicef-it e renditi Mbretërinë e Bashkuar në të tretën e vendeve të pasura kur bëhej fjalë për vlerësimin e cilësisë së shëndetit mendor të fëmijëve. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakSejdiu për UA-në për licencimin e mjekëve të huaj: Kryeministri u lajthit nga MSH-ja
Artikulli i rradhës 1 rast pozitiv me COVID-19 brenda 24 orëve

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.