Në Klinikën e Neonatologjisë së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë trajtuar 4 mijë e 446 foshnje të lindura në Klinikën e Gjinekologjisë.
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, mes tjerash, ka njoftuar se gjatë periudhës janar-qershor, për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor, janë pranuar edhe 290 foshnje nga jashtë, transmeton Gazeta Shneta.

“Vdekshmëria në Neonatologji, për pranimet nga Gjinekologjia, sipas të dhënave të raportit, ka rënë në 12.5 promila, kurse nga jashtë në 3.1%.
Foshnje premature të lindura në Klinikën e Gjinekologjisë janë 382, derisa nga jashtë, 27”, thuhet në njoftim. /Gazeta Shneta/





