Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

QKUK do të shpenzojë 46 mijë euro për mbjellje të barit dhe disa lloje të drunjëve në oborrin e tri klinikave

Lajme 12/10/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Qendra Klinike Universitare e Kosovës i ka bërë gati 46 mijë euro për t’i shpenzuar në mbjelljen e barit dhe disa drunjëve në oborrin e tri klinikave.

QKUK më 6 tetor ka hapur një procedure tenderuese me vlerë të parashikuar 46 mijë euro me titull “Rregullimi i parterit tek klinika e Kirurgjisë, përballë Instituteve Paraklinike dhe klinikës së Pediatrisë, dhe mbjellja e drunjëve dekorativ”, shkruan Gazeta Shneta.

Në dosjen e tenderit parashihet që oborret e këtyre tri klinikave të pastrohen nga mbeturinat e forta, të lëvrohen dhe të mbillet bari, si dhe të ndërtohen disa shtigje me kubëza betoni.

Poashtu me 46 mijë euro QKUK do të paguaj për mbjelljen e rreth 150 drunjë dekorativ, disa shemshira dhe një mijë trëndafila.

Një tender me vlerë të ngjashme prej 46 mijë eurosh është anuluar disa javë më parë në Qendrën Rehabilituese të Shtimes, pas raportimit të Gazetës Shneta.

“Arsyeja e anulimit është se pas konsultave me drejtorin financiar pran Bordit të SHSKUK-së, (Enver) Z.Gashi lidhur me shpenzimet e fondeve sipas kategorisë ekonomike (kodeve) të planifikuara nga QIRSPK-Shtime për Rinovimin dhe rregullimin e hapësirave të jashtme të oborrit në QIRSKP-Shtime”, thuhej në vendimin e menaxherit të prokurimit, Sami Musliu. /Gazeta Shneta/

Anulohet tenderi 46 mijë euro për rregullimin e oborrit të Qendrës së Shtimes pas raportimit të Gazetës Shneta

Artikulli paraprak‘Shkencëtari’ Driton Vela ngrit dyshime se mjekët po abuzojnë me barnat e shtrenjta
Artikulli i rradhës Jeta pas kancerit të gjirit: Çfarë duhet të presësh kur të përfundojë trajtimi

Ju sugjerojmë

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.