Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Si mund të mbrojnë tabletat e jodit kundër rrezatimeve bërthamore

Jetë 14/10/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
joduri i kaliumit
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Lufta në Ukrainë ka rritur frikën rreth ekspozimit bërthamor dhe njëkohësisht interesimin rreth tabletave të jodit që mund të ndihmojnë në mbrojtjen e trupit nga disa rrezatime.

Shqetësimet janë rritur javët e fundit lidhur me ndërprerjet periodike të energjisë në centralin bërthamor të Zaporizhzhia që kanë rritur rrezikun e një shkrirjeje.

Dhe kërcënimet nga presidenti rus Vladimir Putin se ai do të përdorë “të gjitha mjetet e nevojshme” për të fituar luftën në Ukrainë ka ngritur dyshimet rreth spektrit të luftës bërthamore, shkruan Medical Xpress përcjell Gazeta Shneta.

Disa vende në Evropë kanë filluar grumbullimin e tabletave dhe farmacitë në Finlandë filluan t’i shpenzojnë tabletat pasi ministria e shëndetësisë e vendti rekomandoi familjet të blinin një dozë të vetme në rast emergjent.

Por çfarë janë tabletat e jodit? Dhe çfarë mund të bëjnë – dhe çfarë nuk mund të bëjnë në rastin e një rrjedhjeje apo sulmi bërthamor?

Joduri i kaliumit, ose KI, ofron mbrojtje specifike kundër një lloj ekspozimi. Ai parandalon tiroiden – një gjëndër që prodhon hormone në qafë – të marrë jodin radioaktiv, i cili mund të lëshohet në atmosferë në një aksident bërthamor.

Ky material radioaktiv mund të rrisë rrezikun e kancerit të tiroides nëse futet në trup, për shembull duke e marrë frymë ose duke ngrënë ushqim të kontaminuar.

Është veçanërisht i rrezikshëm për fëmijët dhe rreziqet e tij shëndetësore mund të zgjasin për shumë vite pas ekspozimit, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Tabletat e jodit funksionojnë duke mbushur tiroiden me një version të qëndrueshëm të jodit në mënyrë që lloji radioaktiv të mos mund të hyjë.

Nëse tiroidja tashmë është e mbushur me jodur kaliumi, ajo nuk do të jetë në gjendje të marrë jodin e dëmshëm që ka mbetur pas një aksident bërthamor.

Tabletat janë të lira dhe shiten në të gjithë botën, dhe shumë vende, përfshirë SHBA-në, i grumbullojnë ato.

Por joduri i kaliumit nuk mbron nga llojet e tjera të kërcënimeve radioaktive. Një bombë bërthamore, për shembull, mund të lëshojë shumë lloje të ndryshme të rrezatimit dhe materialit radioaktiv që mund të dëmtojë shumë pjesë të trupit.

Autoritetet shëndetësore paralajmërojnë se joduri i kaliumit duhet të merret vetëm në raste të caktuara emergjente bërthamore dhe funksionon më mirë nëse merret afër kohës së ekspozimit.

Nuk duhet të merret paraprakisht si masë parandaluese.

Dozat e jodurit të kaliumit mund të vijnë me disa efekte anësore si skuqje, inflamacion ose stomak të irrituar. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakKatër raste të reja pozitive me COVID-19 brenda 24 orëve
Artikulli i rradhës Kërpudhat mund t’i ofrojnë dozat ditore të nevojshme për vitaminën D, sipas studimit të ri

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.