Simptomat e një ataku kardiak mund të shfaqen shumë kohë përpara se të ndodhë ngjarja kardiovaskulare.
Sulmi në zemër është një situatë emergjente kur furnizimi me gjak në zemër ndërpritet papritur, shkruan Express.co.uk përcjell Gazeta Shneta.
Ndërsa simptomat shpesh mund të jenë të papritura dhe vetëm pak çaste para një sulmi, në disa raste, ato mund të shfaqen disa muaj përpara se të ndodhë ataku.
Angina është termi medicinal për dhimbjen e gjoksit, shumica e njerëzve që përjetojnë një atak në zemër përjetojnë dhimbje gjoksi, që është një nga shenjat kryesore të një ataku në zemër.
Megjithatë, burimi Sutter Health thotë se angina mund të shfaqet disa muaj përpara se të manifestohet në një atak në zemër.
Dr. Xu nga burimi Sutter Health tha se: “Për disa njerëz, simptomat mund të shfaqen muaj apo edhe më gjatë përpara se të ndodhë një atak në zemër. Për të tjerët, ata mund të mos përjetojnë asgjë përpara se të ndodhë një atak në zemër.”
Mes tjerash, Dr Xu, shpjegoi se simptoma të tjera përfshijnë dhimbje gjoksi, rëndim ose shqetësim, rrahje të zemrës, djersitje të ftohta dhe gulçim.
Zyrtarët e NHS për anginë thanë se: Angina është dhimbje gjoksi e shkaktuar nga rrjedhja e reduktuar e gjakut në muskujt e zemrës.
“Zakonisht nuk është kërcënuese për jetën, por është një shenjë paralajmëruese se mund të jeni në rrezik nga një atak në zemër ose goditje në tru.
“Me trajtim dhe ndryshime të stilit të jetesës së shëndetshme, është e mundur të kontrollohet angina dhe të zvogëlohet rreziku i këtyre problemeve më serioze.” /Gazeta Shneta/


