Siç e dinë tashmë shumica e prindërve amerikanë, rastet e virusit sincicial respirator (RSV), një sëmundje e zakonshme e fëmijërisë, janë në rritje këtë vit.
Çdo vit, deri në 80,000 fëmijë amerikanë shtrohen në spital për shkak të virusit sincicial repirator të rëndë, sipas Qendrave të SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, shkruan Medical Xpress përcjell Gazeta Shneta.
Çfarë është ndryshe këtë vit?
“Gjithashtu, ajo që është me të vërtetë e ndryshme është numri i fëmijëve që preken nga këto viruse dhe që janë mjaftueshëm të sëmurë për t’u pranuar në spital,” tha Dr. Jessica Ericson, në një njoftim për shtyp në Penn State.
Këta janë “fëmijë që kanë nevojë për oksigjen dhe duhet të pranohen në njësinë e kujdesit intensiv”, shpjegoi Dr. Ericson.
Me shumë mundësi është një lloj pengese e ngelur prapa kjo që po ndodh: Fëmijët që normalisht do të ishin infektuar me RSV gjatë dy sezoneve të fundit në vend të kësaj, u mbajtën në shtëpi dhe ju kërkuam të mbanin maska dhe të largoheshin nga tubimet (koha e pandemisë).
“Tani që ne kemi ndaluar së bëri këtë, fëmijët po hasin me RSV dhe viruse të tjera për herë të parë,” vuri në dukje Dr. Ericson.
Ka shenja dhe simptoma për t’u kujdesur, por në fillim RSV shfaqet me shenjat e ftohjes, gripit ose COVID:
kongjestion, kollë dhe temperaturë. Mund të shfaqet gjithashtu diarreja, mungesë oreksi dhe dhimbje koke.
Megjithatë, disa simptoma mund të nënkuptojnë se RSV e një fëmije po përkeqësohet.
“Kur filloni të shihni të dhëna se është diçka më shumë se një kollë,”. “Apo kur një fëmijë kollitet aq fort, ai vjell, ose kur kollitet aq fort, ai nuk mund të hajë” tha Ericson.
Frymëmarrja është çështja më e madhe për t’u monitoruar, tha ajo.
Nëse fillon një frymëmarrje e vështirë, është koha për të thirrur një mjek, sepse fëmija mund të ketë nevojë për “kujdes mbështetës”.
Për fat të mirë, shumica dërrmuese e foshnjave dhe fëmijëve në Shtetet e Bashkuara që kërkojnë kujdes spitalor për RSV do të shërohen. /Gazeta Shneta/