Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

OMK organizoi ceremoninë e përfundimit të fazës së parë të trajnimeve profesionale

Lajme 14/12/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Dr. Pleurat Sejdiu
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një ceremoni e organizuar nga Oda e Mjekëve të Kosovës (OMK), nën udhëheqjen e kryetarit të saj, Dr. Pleurat Sejdiu, ishte urëlidhëse midis dy spitaleve rajonale, të Gjilanit dhe atë të Prizrenit.

Në këtë ceremoni të pranishëm ishin Dr. Pleurat Sejdiu, kryetari i Odës së Mjekëve, Dr. Arsim Emini, drejtor i Spitalit të Përgjithshëm Gjilan, Dr. Narqize Arënliu – Hoxha, drejtoreshë e Spitalit të Përgjithshëm, Prizren.

“Këto trajnime janë rezultat i aktivitetit të planifikuar në Marrëveshjen e Delegimit të Fondeve dhe Zbatimit ndërmjet Odës së Mjekëve të Kosovës dhe Projektit Zhvillimor të Luksemburgut”, ka thënë kryetari Sejdiu, i cili njëherazi ka falënderuar LuxDev-in për gadishmërinë e realizimit të një projekti të tillë si dhe financimin e trajnimeve të realizuara me qëllim të ngritjeve të kuadrove të stafit shëndetësor.

Kryetari i OMK-se ka paralajmëruar investimin me mbi 300.000 euro në profilizime të mjekëve specialist dhe specializantëve gjatë vitit 2023.

OMK

Dr. Narqize Arënliu – Hoxha u shpreh e kënaqur me interesimin e mjekëve për të ndjekur këto trajnime si dhe me institucionet të cilat e bënë të mundur të realizohet ky projekt. Ajo tha se përfituesit e këtij projekti janë mjekët tanë që kanë ndjekur trajnimin dhe tutje pacientët që do të marrin këto shërbime në rajonin e Prizrenit.

Dr. Arsim Emini tha se trajnimet dhe infrastruktua është ndihma që i është kërkuar LuxDev-it si dy hallkat kryesore ku Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit ka qenë më dobët. Me këtë rast falënderoi edhe ligjëruesit të cilët ndanë eksperiencat e tyre me mjekët tanë.

U ndanë çertifikatat e mjekëve të cilët morën pjesë në këto trajnime profesionale, të spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit dhe mjekëve të Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit.

Kryetari i Odës së Mjekëve, Dr. Pleurat Sejdiu përmbylli ceremoninë ku edhe tha se projekti i OMK-së me mbështetje të Luksemburgut do të jetë me financa më voluminoze për vitet e ardhshme, kjo në varësi se si do të vazhdoj tutje implementimi i këtij projekti. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakKlinika e Ortopedisë del me një reagim për rastin e 12-vjeçares, QKUK ia publikon edhe diagnozën
Artikulli i rradhës Çfarë do të ndjeni në tremujorin e parë të shtatzënisë, këto janë ndryshimet kryesore të fazës

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.