Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Babai rrëfen sërish tmerrin që pa me sy duke i mbledhur copat e trupit të foshnjës së vdekur

Lajme 22/12/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Rasti i futjes së foshnjës së pajetë në lavatriçe në Spitalin e Pejës ka tronditur Kosovën. Babai i foshnjës nuk është i sigurt nëse stafi i spitalit i ka mbledhur të gjitha “copat” e foshnjës së tij, për t’ia dorëzuar më pas në një kuti për ceremoninë e varrimit.

Në një bisedë për Gazetën Express, prindi i foshnjës deklaron se e ka pa me sytë e tij një punonjës të spitalit teksa ka mbledhur “copat” e foshnjës pas futjes në lavatriçe.

“Ka lind normal, po të nesërmen masi kemi dashtë me marrë foshnjën, prej moskontrollit dhe papërgjegjisë së punës e kanë fut në lavatriçe edhe është i dëmtuar komplet, copa-copa e kemi pa duke i mbledh. Në maqinë sa ka nejt nuk e di, por masi e kemi marrë atë trup unë nuk e di hala a është komplet çdo gjë e tij, kompet copë-copë, sikur kafshata-kafshata”, tha prindi i foshnjës për Express.

Ai rrëfeu se kishte shkuar për ta marrë trupin e pajetë të foshnjës në orën 12:00 me datën 14 dhjetor, por arritën ta marrin vetëm pas insistimit prej pesë orësh. E pasi e kanë marrë, ai deklaron se infermieret në Gjinekologji e kanë rekomanduar që mos ta lajmërojë rastin në polici.

“Me datën 14 u hap rasti në polici, kemi pas me marrë në orën 12:00 me bë varrimin. E morëm foshnjën pas 5 orësh që e kemi pas të caktuar me marrë. E kemi marrë foshnjën me një kuti, në mënyrë mizore dhe e kemi dërgu për varrim. Policinë e kemi njoftu kur kemi shku me marrë foshnjën, e pam që po ikun prej përgjegjësisë dhe po na shtyjnë marrjen e foshnjës, qaty kemi dyshu. Edhe vazhduam poshtë sepse i pam lëvizjet e punonjësve aty, vazhduam prapa tyre dhe e pam që u shku njeri te lavatriçja dhe është duke i mbledhë copat e foshnjës, prej aty jemi kthy nalt në gjinekologji dhe  e kemi lajmëru rastin në polici, na bojshin motrat që mos e lajmëroni rastin. Ne e kemi lajmëru rastin ka ardhë prokuroria dhe inspektorati i Shëndetësisë” u shpreh ai.

I njëjti shtoi se foshnjën e kanë varrosur, teksa ka ftuar organet përgjegjëse që të merren me këtë rast.

Edhe pse ky rast kishte ndodhur me datën 14 dhjetor, u bë i njohur tek mbrëmë me datën 21 dhjetor.

Pas raportimit në media, Spitali i Pejës doli me një njoftim për media për suspendimin e shtatë punonjësve të tij.

I kontaktuar nga Gazeta Express, zëdhënësi i Spitalit të Pejës, Naim Sahiti tregoi pozitat e punës së punonjësve të suspenduar.

“Në mesin e të suspenduarve janë katër mami, dy punëtorë të shërbimit teknik dhe një pastruse”, tha Sahiti për Express.

Artikullin e plotë mund ta lexoni në gazetaexpress.com

Artikulli paraprakMSH e shkarkon nga detyra ud. kryeinspektorin shëndetësor për rastin e foshnjes në Spitalin e Pejës
Artikulli i rradhës Kuvendi miratoi sot projektligjin e pagave, hyn në fuqi pas nënshkrimit nga Presidentja

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.