I pari i dikasterit të Shëndetësisë, ministri Arben Vitia, ka vizituar sot Klinikën e Pediatrisë dhe Kirurgjisë së Fëmijëve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Ministri Vitia, së bashku me Dr. Dafina Gexha-Bunjaku, kanë shpërndarë dhurata për fëmijët e shtrirë për spitalizim në kuadër të Repartit të Hemo-Onkologjisë dhe repartet e Klinikës së Kirurgjisë së Fëmijëve.
Të shoqëruar në këtë vizitë, ishin dhe nga Kryesuesja e Bordit, Dr. Aida Rexhepi dhe u.d. drejtoresha e përgjithshme, Dr. Pranvera Zejnullahu Raçi.
“Gjatë bashkëbisedimit me fëmijët dhe prindërit e tyre, ministri uroi shërim të shpejt për ta, përderisa theksoi angazhimin maskimal për furnizim me barna dhe material shpenzues dhe përkujdesje maksimale institucionale” ka njoftuar në komunikatën zyrtare, Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës. /Gazeta Shneta/





