Ministria e Shëndetësisë (MSH), ka bërë të ditur se qyteti i Skenderajt është sot stacioni i radhës, ku qytetarët mund të vaksinohen me vaksinë kundër gripit sezonal dhe Covid -19.
“Skenderaj është sot stacioni i radhës i Karvanit të vaksinimit. Pas qytetarëve të Drenasit dje, sot qytetarëve të Skënderajt u është dhënë mundësia që në sheshin “Adem Jashari” të vaksinohen kundër Gripit sezonal dhe kundër Covid-19, me dozën bivalente përforcuese”, thuhet në njoftimin e MSH-së.




