Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kostoja e Ligjit të Pagave është 745 milionë Euro, këtë muaj caktohet vlera e koeficientit

Lajme 05/01/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu thotë se totali i përgjithshëm i buxhetit për paga në sektorin publik do të jetë 745 milionë euro.

Kryeziu thotë se vlera e koeficientit do të caktohet gjatë këtij muaji, pra gjatë muajit janar.

“Me ligjin për Buxhetin e vitit 2023, që u miratua në dhjetor të vitit që lamë pas, kemi caktuar se totali i përgjithshëm i buxhetit për paga në sektorin publik do të jetë 745 milionë euro. Ndërkaq, vlera e koeficientit do të caktohet gjatë këtij muaji, pra gjatë muajit janar, bazuar në tëresinë e koeficienteve të shpërndarë me Ligjin e Pagave”, tha Kryeziu për GazetaBlic.

Ndryshe, ditën e djeshme Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka dekretuar Ligjin e Pagave.

“Zyra e Presidentes ka pranuar për shpallje, Ligjin Nr. 08/L-196 për Pagat në Sektorin Publik, sot, më 4 janar 2023. Pas analizave ligjore nga Zyra e Presidentes, Presidentja Osmani e ka dekretuar shpalljen e Ligjit për Pagat në Sektorin Publik, po sot, më 4 janar 2023”, ka thënë Bekim Kupina, këshilltar në Presidencë.

Artikulli paraprakNjë qytetar i therur 8 herë me thikë u trajtua mbrëmë në Spitalin e Pejës
Artikulli i rradhës Në fushën e obstetrikës dhe gjinekologjisë janë katër subspecialitete

Ju sugjerojmë

Kjo është top 5-shja e kandidatëve me të votuar deri me tani në VV, PDK, LDK dhe Aleancë

08/06/2026 Lajme

IKShPK: 30 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë nga prilli deri në qershor

08/06/2026 Lajme

KQZ: Ka nisur numërimi i votave për deputetë në 15 qendra komunale, pritet të fillojë edhe në 23 të tjera

08/06/2026 Lajme

Prevot: Asnjë parti s’mund të qeverisë e vetme në Kosovë, ndërtimi i një koalicioni duhet të jetë prioritet

08/06/2026 Lajme

Vrasja në Gjakovë, Spitali “Isa Grezda” njofton për të plagosurit

08/06/2026 Lajme

Mbi 35 mijë shërbime ambulatore gjatë majit në Spitalin e Gjakovës

08/06/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.