Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kirurgu turk pa licencë kapet duke mbajtur konsulta me pacientë në “Qendrën PI” në Prishtinë

Lajme 18/01/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kirurgu turk Metin Karadeniz është kapur duke mbajtur konsulta me pacientë, derisa nuk kishte marr licencë nga Ministria e Shëndetësisë. Nga Inspektorati Shëndetësor ende nuk kanë treguar masat që janë ndërmarr për këtë rast

Metin Karadeniz është një kirurg bariatrik nga Turqia i cili kryen operacione “gastric sleeve” ndryshe e njohur si zvogëlim i lukthit për heqje të peshës. Nga postimet në rrjetet sociale, shihet se Karadeniz ka kryer disa operacione të pacientëve shqiptarë në Turqi, shkruan Gazeta Shneta.

Karadeniz ka qëndruar në Prishtinë nga 12 deri më 14 janar ku ka mbajtur konsulta me ish-pacientë si dhe me pacientë të interesuar për t’u vizituar tek ai. Por kirurgut nuk i shkoi krejt puna siç e kishte planifikuar.

Gazeta Shneta më datën 13 janar ka marr informata se Karadeniz po i mbante konsultat me pacientë pa pasur licencë nga Ministria e Shëndetësisë. Për këtë çështje është njoftuar Inspektorati Shëndetësor të cilët kanë bërë inspektim më datën 14 ku kanë konstatuar se mjeku turk nuk ishte i licencuar, sikurse nuk ishte e licencuar edhe institucioni ku ai po mbante konsulta me pacientë “Pi Qendra Estetike”.

Kjo është konfirmuar edhe nga Ministria e Shëndetësisë përmes një përgjigje për Gazetën.

“Bazuar në raportin preliminar te inspektimit, emri i themeluesit të biznesit C.N. Medical Estetik – SH.P.K, (‘Qendres PI’), është Z. Sedat Akbaj. Në bazë të dhënave që posedon Divizioni i Licencimit të Institucioneve Private Shëndetësore, Institucioni me emër tregtar ‘PI QENDRA ESTETIKE’, nuk është i licencuar. Në bazë të dhënave që posedon Bordi për licencim të profesionistëve të huaj shëndetësor, ju njoftoj se nuk është pranuar kërkesë nga ‘PI QENDRA ESTETIKE’, për licencim të z. Karadeniz”, thuhet në përgjigjen e MSH-së.

Nga kjo ministri kanë deklaruar se janë në pritje të raportit të Inspektoratit Shëndetësor nga inspektimi dhe masat që janë ndërmarr.

Gazeta ka kërkuar sqarime nga “Pi Qendra Estetike” se pse nuk është licencuar nga MSH dhe nëse po dërgojnë pacientë për trajtim në Turqi, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakNumri i operacioneve në Neurokirurgji, drejtori i klinikës më së paku intervenime vitin e kaluar
Artikulli i rradhës Vazhdojnë dyshimet për dallavere në konkursin e Spitalit të Mitrovicës

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.