Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Amazon sjellë në treg një shërbim barnash me recetë për klientët me abonim

Jetë 24/01/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Amazon po shton një program zbritjeje të barnave me recetë në biznesin e saj në rritje të kujdesit shëndetësor.

Gjigandi i shitjes me pakicë tha të martën se do të nisë projektin ‘RxPass’, një shërbim abonimi për klientët që kanë anëtarësim në Prime, shkruan burimi The Associated Press, përcjell Gazeta Shneta.

Amazon ka njoftuar se njerëzit do të paguajnë 5 dollarë në muaj për të plotësuar aq receta sa u nevojiten nga një listë me rreth 50 medikamente gjenerike, të cilat në përgjithësi janë versione më të lira të barnave me emër tregtar.

Kompania tha se tarifa e sheshtë mund të mbulojë një listë me medikamente si antibiotiku amoxicillin dhe bari anti-inflamator naproxen.

Në listë hyri edhe Sildenafili. Përdoret për të trajtuar disfunksionin erektil nën emrin e markës Viagra dhe gjithashtu trajton një formë të presionit të lartë të gjakut.

Amazon shet një sërë barnash gjenerike përmes shërbimit të saj të farmacisë.

Disa tashmë kushtojnë deri në 1 dollarë për një furnizim 30-ditor, kështu që përfitimi i këtij programi të ri do të ndryshojë sipas klientit.

Ky projekt do të jetë i disponueshëm në 42 shtete dhe në Uashington DC që në fillim.

Në nëntor, kompania ka thënë gjithashtu se do të fillonte të ofronte “Amazon Clinic”, një shërbim mesazhesh që lidhë pacientët me mjekët për kushte të shumta e të zakonshme, të tilla si alergjitë dhe rënia e flokëve. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakKy është mjeku që dyshohet që e sulmoj punëtorin në spitalin e Pejës
Artikulli i rradhës OBSH kërkon veprim të shpejtë ndaj ilaçeve të kontaminuara pas vdekjes së 300 fëmijëve

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.