Gjatë mbrëmjes humanitare “Bashkë ia dalim”, janë dhuruar rreth gjysmë milioni euro donacione, kjo vetëm nga telefonatat e qytetarëve dhe bizneseve, që janë bërë pjesë e iniciativës për t’i ndihmuar familjet që pësuan nga vërshimet e javës së kaluar në Kosovë.
Këtë shifër të donacioneve e dha prezantuesi i mbrëmjes humanitare, Fatmir Spahiu, gjatë transmetimit të drejtpërdrejt televiziv.
Për tri orë janë mbledhur afro 500 mijë euro vetëm nga telefonatat e qytetarëve e bizneseve, që janë bërë pjesë e iniciativës për t’i ndihmuar familjet që pësuan nga vërshimet.
Shumë artistë e figura publike, i janë bashkuar mbrëmjes humanitare, “𝐁𝐚𝐬𝐡𝐤ë 𝐢𝐚 𝐝𝐚𝐥𝐢𝐦”.
Këtu nuk janë llogaritur transaksionet bankare dhe format e tjera të donacioneve, por vetëm ato që janë regjistruar përmes telefonatave.