Dr. Mohammed, i cili është nga qyteti sirian i Idlibit dhe është atje duke punuar me organizatën bamirëse ‘Hand in Hand for Aid and Development’, thotë se njerëzit atje “kanë humbur” me ndihmë të kufizuar në spitalin ku ai punon.
“Nuk kemi energji elektrike. Ne po e menaxhojmë spitalin përmes gjeneratorëve, për të vazhduar të ofrojmë shërbime”, duke shtuar se nevojiten më shumë furnizime mjekësore, raporton BBC përcjell Gazeta Shneta.
Duke folur për Naga Munchetty të Radio 5 Live, ai thotë se shumë banorë kanë mbetur pa asgjë:
“Njerëzit kërkojnë strehim, ushqim në rrugë, ujë. Ata kanë nevojë për ndihmë”.
“Kjo është bota jonë tani; ka qenë e tillë për dhjetë vite. Unë po bëj më të mirën, për të qëndruar i sigurt sa më shumë që mundem”, thotë ai.
“Ne kemi mbijetuar shumë kriza më parë, kështu që, si sirianë ne vazhdojmë të përpiqemi – të luftojmë”. /Gazeta Shneta/


